• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetëm 60 sekonda! PAMJET e atentatit mafioz në Rinas, autori me uniformë policie zbret dhe qëllon me breshëri

14:28 : 12/11/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Lexo edhe:

U ekzekutua krahu i tij i djathtë Gilmando Dani, Emiljano Shullazi mungon në gjyqin “Revanshi”

Atentati në Rinas/ Dyshohet për informatorë nga Spanja, fluturimi i Gilmando Danit u shty për disa orë

Është publikuar momenti i atentatiti mafioz të ndodhur mesditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, i cili i mori jetën Gilmando Danit dhe la të plagosur rëndë Muçi Shaljanin, punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20 të 11 nëntorit 2025, kur persona të paidentifikuar hapën zjarr me breshëri kallashnikovi ndaj automjetit ku ndodhej viktima.

Pamjet tregojnë se mjeti është qëlluar nga autorët e maskuar dhe të veshur me uniforma të ngjashme me ato të policisë. Në një moment, njëri prej tyre shihet duke zbritur nga automjeti, rimbushur armën dhe qëlluar sërish në drejtim të Danit, i cili ndodhej në sediljen e pasagjerit.

Pas të shtënave, autorët janë larguar me shpejtësi drejt Fushë-Krujës, ndërsa kalamitarë të rastit janë përpjekur të ndihmojnë personat në automjet.

Dyshohet për informatorë nga Spanja

Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani sapo ishin kthyer nga një udhëtim në Barcelonë ku kishin fluturuar prej datës 7 nëntor të këtij viti. Pas zbritjes në Rinas ata kanë marrë nga parkimi mjetin tip “Mercedes Benz“ (në pronësi të Elvis Kosovës) dhe sapo janë afruar pranë rrethrrotullimit të Rinasit, të shtëna me armë kanë nisur drejt tyre nga një mjet tjetër tip “Toyota“ blu e errët.

Dyshohet se atentatorët kanë pasur informatorë që në Spanjë, për shkak se avioni është vonuar me disa orë. Sic raportohet, avioni supozohet të ulej në Shqipëri në orët e para të mëngjesit, por më pas udhëtimi është shtyrë për në drekë.

Ndërkohë në Rinas, makina “Toyota” ka pritur ekzaktësisht 10 minuta në rrethrrotullim i ndaluar.

Pak minuta më vonë, mjeti i autorëve është gjetur i djegur në fshatin Halilaj nga forcat e policisë dhe zjarrfikësit ku janë gjetur 4 armë zjarri e kallashnikovë, ndërsa ka dyshime se kanë qënë 4 bashkëpunëtorë.

E gjithë zona në momentin e ardhjes së makinës nga Nikla deri në Rinas dhe më pas janë larguar në të njëjtin drejtim ka qenë pa energji elektrike. Kjo për hetuesit ka dyshime të forta pasi nga mungesa e energjisë asnjë kamer nuk e ka fiksuar lëvizjet e mjetit të autorit gjatë rrugës.
Dështimi i Policisë së Shtetit

Ngjarja ka ndodhur në një zonë me prani të lartë policore, ku patrullat e rendit, të trafikut dhe forcat e sigurisë së aeroportit janë të përhershme. Pavarësisht kësaj, autorët kanë mundur të ekzekutojnë atentatin dhe të largohen, duke ngritur edhe njëherë pikëpyetje serioze mbi efikasitetin e strukturave të sigurisë dhe nivelin e kontrollit shtetëror në zonat më të mbrojtura të vendit.

Fakti që Dani udhëtonte në automjet me Shaljanin, punonjës i AMP-së nxit debate të forta mbi marrëdhëniet mes botës së krimit dhe strukturave të policisë, si dhe mbi rrezikun e infiltrimeve të mundshme brenda institucioneve ligjzbatuese.

Ironikisht, ngjarja ndodhi vetëm disa orë pasi Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, deklaroi publikisht se “Shqipëria është ndër vendet më të sigurta të rajonit”. Por atentati në mes të ditës, në një nga zonat më të mbrojtura të Tiranës, e vë në pikëpyetje këtë imazh të sigurisë që ministrja përpiqet të përcjellë.

Sakaq lidhur me rastin bëhet me dije se janë ngritur postblloqe në akset hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit, ndërsa hetimet janë në fazën e parë. Gjithashtu janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të aeroportit dhe të bizneseve përreth.

Kush i spiunoi lëvizjet e Gilmando Danit? Dyshohet se informacionet rrodhën nga një agjenci udhëtimi |
Viktima, Gilmando Dani, dhe i plagosuri Muçi Shaljani
Etiketa: atentatGilmando Danivrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U ekzekutua krahu i tij i djathtë Gilmando Dani, Emiljano Shullazi mungon në gjyqin “Revanshi”

15:09 : 12/11/2025
AKTUALITET

Atentati në Rinas/ Dyshohet për informatorë nga Spanja, fluturimi i Gilmando Danit u shty për disa orë

12:21 : 12/11/2025
AKTUALITET

Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, pezullohet zinxhiri komandues. Po hetohet rekrutimi i Muçi Shaljanit

10:55 : 12/11/2025
AKTUALITET

Detaje nga atentati në Rinas/ Autorët erdhën nga Nikla, 3 qitësit qëlluan me 4 armë

10:41 : 12/11/2025
AKTUALITET

“Benz-i” ku u vra krahu i djathtë i Shullazit në pronësi të tij? Reagon Elvis Kosova: Zot na ruaj…

10:25 : 12/11/2025
AKTUALITET

U gjet i djegur në makinë, i riu shqiptar mund të jetë vrarë nga ish i dashuri i partneres/ Detaje

10:07 : 12/11/2025
Para

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, makina bie në humnerë, dyshohet për dy viktima

TË GJITHA

Dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me të mitur, merret nën hetim shqiptari në Greqi

15:51 : 12/11/2025

Afera e “Llogarasë”/ Balluku nuk jep llogari, i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren

15:47 : 12/11/2025

Konfirmimi i gjyqtarit Julian Haxhiu mbetet në fuqi në KPA

15:37 : 12/11/2025

Kualifikueset e Botërorit, Kombëtarja shqiptare mbërrin në Andorra (Video)

15:25 : 12/11/2025

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

15:25 : 12/11/2025

U ekzekutua krahu i tij i djathtë Gilmando Dani, Emiljano Shullazi mungon në gjyqin “Revanshi”

15:09 : 12/11/2025

Kërkoi mandatin në Kushtetuese, GJK rrëzon kërkesën e Naureda Llagamit

15:01 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com