Presidenti kolumbian Gustavo Petro njoftoi të martën se kishte urdhëruar forcat e sigurisë së vendit të tij të pezullonin shkëmbimin e informacionit me Shtetet e Bashkuara derisa të mbarojnë sulmet ajrore kundër anijeve që Uashingtoni thotë se transportojnë drogë në Karaibe dhe Paqësor.
“Lufta kundër drogës duhet t’i nënshtrohet mbrojtjes së të drejtave të popujve të Karaibeve”, deklaroi Petro në platformën X, duke iu referuar bashkëpunimit të gjatë dhe shpesh të tensionuar mes Kolumbisë dhe SHBA-së në luftën kundër trafikimit të narkotikëve.
Ky vendim vjen në një moment tensionesh të rritura, pasi Bogota ka kritikuar qasjen ushtarake të Uashingtonit, duke kërkuar një strategji më “njerëzore dhe efektive” që, sipas Petro-s, “të mos ndëshkojë popujt, por rrënjët e problemit”.














