Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Romës për të marrë pjesë në mbledhjen e parë ndërqeveritare Shqipëri-Itali (G2G – Government to Government).
Mbledhja do të përfshijë projekte dhe iniciativa të përbashkëta në fusha si ekonomia, energjia, mbrojtja dhe infrastruktura.
Ditën e enjte, Rama do të takohet me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, dhe më pas së bashku me delegacionin e ministrave të kabinetit do të marrin pjesë në seancën plenare të mbledhjes ndërqeveritare.
Në agjendën e takimit janë parashikuar gjithashtu nënshkrimi i Marrëveshjeve Dypalësh.














