Romanin autobiografik “Kreuztanne” të Ambasadorit Fate Velaj tashmë mund ta gjeni edhe në Panairin e Librit në Vjenë (BUCH WIEN)!
Fate Velaj, si një artist në shpirt me anë të fjalës, më 14 nëntor, në orën 10:00, do të ngjitet në skenën e madhe të ORF / Televizionit Austriak për të prezantuar romanin e tij “Kreuztanne”, që në shqip përkthehet “Udhëkryq”.

“Me shumë gëzim njoftoj se sot fillon edhe paraqitja ime në këtë panair. Pas suksesit të prezantimit të romanit tim Kreuztanne në Panairin e Librit në Frankfurt një muaj më parë, të premten, më 14 nëntor, në orën 10:00, do të jem në skenën e madhe të ORF / Televizionit Austriak.
Atje do të ngjitem së bashku me shkrimtarin e njohur austriak Robert Menasse, nën moderimin e gazetares së ORF-së Katja Gasser, për të diskutuar rreth romanit tim dhe temave që ai trajton.”– zbulon Velaj.















