DJ Gimbo, një nga miqtë më të afërt të këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik “Gjesti”, ka folur së fundmi për gjendjen emocionale të tij pas humbjes së rëndë që pësoi.
Vetëm pak kohë më parë, Gjesti humbi vëllain e tij 15-vjeçar, Elidon Kelmendi, i cili u nda nga jeta pas një aksidenti tragjik me motor më 26 shtator.
I ftuar në emisionin “Canape”, DJ Gimbo tregoi se këngëtari ka filluar të ndjehet disi më mirë dhe po përpiqet të gjejë qetësi pranë familjes.
“Është më mirë emocionalisht, po kalon më shumë kohë me familjen. Momentalisht nuk është keq, mirë është,” u shpreh ai.
Ngjarja që tronditi publikun ndodhi në fund të shtatorit, kur Elidon Kelmendi humbi jetën në vend pas përplasjes fatale me motor.














