Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato,u ndal në disa nga çështjet më të ndjeshme të javëve të fundit.
I ftuar në emisionin “Top Story” Gonzato tha ndër të tjera një mesazh në ‘emër’ të Bashkimit Europian se nëse preket sistemi i drejtësisë, ‘kompromentohen shanset për t’u anëtarësuar në BE’.
Pjesë nga intervista
Pyetje: Ju keni thënë mos e prekni strukturën kushtetuese që është tani, që do të thotë se keni parë ndonjë kërcënim nga Parlamenti për të ndërhyrë politikisht në kontrollin e disa prej strukturave të drejtësisë?
Ambasadori: Jo, jo realisht. Por ndjeva nevojën për të sqaruar disa gjëra, sepse njerëzit thonë, po, por ka aspekte të caktuara të gjyqësorit që nuk funksionojnë aq mirë. Dhe sigurisht, e dini, ju bëtë një reformë të madhe në vitin 2016. Tani jemi në vitin 2025. Ndoshta është koha të shohim mënyrën se si po funksionojnë aspekte të caktuara të reformës. Por ajo që them unë është se themelet, arkitektura, struktura e qeverisjes nuk mund të preken, sepse pavarësia e gjyqësorit nga ekzekutivi dhe nga legjislativi duhet të respektohet. Përndryshe, ne humbasim arritjen më të rëndësishme që ka bërë Shqipëria.
Pyetje: Pra, nëse politika dëshiron të heqi njërën nga strukturat, GJKKO përshembull, a është e mundur kjo nga Parlamenti?
Ambasadori: Parlamenti është shprehja e popullit të Shqipërisë. Pra, e dini, ata mund të nxjerrin ligje, mund të ndryshojnë kushtetutën. Por qartë, mesazhi që vjen nga Brukseli është se nëse e bëni këtë, atëherë i kompromentoni shanset tuaja për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, sepse, siç e kemi thënë vazhdimisht, reforma në drejtësi me arkitekturën është vendosur, dhe kjo është një kërkesë absolute.














