Aktorja amerikane Emma Stone është shpallur gruaja më e bukur në botë, sipas një studimi të ri që bazohet në “Raportin e Artë” – parimin matematik të lashtë grek që mat përsosmërinë e përmasave dhe harmoninë e tipareve.
Studimin e kreu Dr. Julian De Silva, drejtues i Qendrës për Kirurgji të Avancuar Kozmetike dhe Plastike të Fytyrës në Londër, i cili analizoi tiparet e fytyrës së figurave të njohura përmes teknikave të hartëzimit digjital.
Sipas rezultateve, fituesja e dy çmimeve “Oscar” për filmat “La La Land” dhe “Poor Things” arriti një përqindje përsosmërie prej 94.72%, duke u vlerësuar më lart në kategoritë e no-fullës (97%), buzëve (95.6%) dhe vetullave (94.2%).
“Emma Stone ishte fituesja e qartë. Tiparet e saj përputhen pothuajse në mënyrë të përsosur me standardet ideale të përcaktuara nga Raporti i Artë,” deklaroi Dr. De Silva.
Pas saj në listë renditet Zendaya me 94.37%, Freida Pinto me 94.34%, Vanessa Kirby me 94.31% dhe Jenna Ortega me 93.91%. Dhjetëshen e parë e plotësojnë Olivia Rodrigo, Margot Robbie, Aishwarya Rai Bachchan, Tang Wei dhe Beyonce.














