• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Dëshmitarët e Hagës u manipuluan, si u futën duart në dokumentet e organizmave ndërkombëtare

21:59 : 12/11/2025
në KRYESORE, RAJONI

Akoma më të rënda janë dyshimet se dëshmitarët janë udhëzuar me saktësi se si duhet të dëshmojnë kundër Hashim Thaçit dhe liderëve të UÇK-së.

Në një rast, dëshmitarit i kërkohet të pranojë se UÇK e ka urdhëruar të vrasë Adem Salihaj, që ishte zëvendëskryeministër dhe shok i agjentit serb, Nazim Bllaca, në këmbim të saj do të paguhej 45 mijë euro.

“Kjo është deklarata e një dëshmitari që është marrë nga një person që quhet Ajriz Zeqiraj, Adem Salihaj me tha që do të më jepte 15 mijë euro më shumë, domethënë 45 mijë euro në qoftë se unë do të beja deklaratë me shkrim dhe me nënshkrimin tim dhe ta bëja me incizim të CD duke folur unë në atë CD.

Unë e pyeta se çfarë duhet të thoja unë pastaj më shpjegoi se donte që unë të jepja një deklaratë ku të pohoja se isha paguar për të vrarë Adem Salihajn. A keni dëgjuar dëshmitarë se kishte njerëz që kishin ofruar ryshfet për dëshmi të rreme lidhur me krimet kundër anëtarëve të LDK”.

“Është farsë, është e montuar, ata duhet të lirohen patjetër shumë të poshtër janë, janë të trajnuar në Serbi pastaj janë shkue atje, japin deklarata pa lidhje”, u shpreh Adem Kadriaj, veteran UÇK.

Lexo edhe:

Nga tmerret e masakrave të serbëve, tek ngritja e një procesi të dyshimtë që trajton viktimat si xhelatë

Panairi i 28-të i Librit/ Botuesit sinjalizojnë rënie, kosto më të larta dhe mungesë infrastrukture

Në proces janë manipuluar edhe dokumente të organizatave të ndërkombëtare. I tillë është rasti i një dëshmitari në Hagë, skema e të cilit u zbërthye nga avokati i mbrojtjes. Ky dëshmitar e ka shkruar një raport në emër të Human Rights Uatch se UÇK-ja ka vrarë civilë në shtator 1998.

Por në fund të dëshmisë së tij, e pranon se të dhënat i mori nga Serbia dhe vetë nuk shkoi asnjëherë në Kosovë.

– Çfarë provash kishe ti që ka ndodhur vrasje nga uçk-ja në shtator 1998?

– Këto ishin pretendimet në atë kohë.

– Këto janë pretendime nga serbët apo jo?

– Po, korrekt

– Ju ricikluat propagandën serbe apo jo?

– Duhet të ishte shkruar ndryshe

– Por ju këto pretendime I morët nga pala serbe?

– Po e saktë, po e morëm këtë informacion nga qeveria serbe nga burime zyrtare.

– Dhe ju nuk e vizituat kurrë vendin?

– U përpoqëm ta vizitonim

– Por ju nuk e vizituat?

– Na u mohua leja

– Nga serbet?

– Saktë

– Kur thoni vrasje e shtatorit të 1998 a jeni në dijeni se askush në atë aktakuzë nuk u vra në 1998?

– Po, kjo ishte formuluar keq.

“Ka pasur momente kur janë keqpërdorur zakonisht të misioneve të OSBE, informacionet raportet që kanë dhënë ata. Ka pasur raste kur raportuesi i OSBE ka përfshirë në raport lajmet apo informatat nga TV serb dhe lajmet e RTV serb prokuroria i ka marrë si të mirëqena”, u shpreh Skënder Musa, avokat i akredituar në Hage.

Një nga dëshmitarët e prokurorisë ne seancë dëshmoi se kishte spiunuar ushtarët e UÇK. Madje, kishte hapur zjarr për t’i vrarë. Ndonëse u ndalua prej tyre, ai jo vetëm nuk u ekzekutua por sot paraqitet në gjyq kundër tyre.

Nga ana tjetër në listën e dëshmitarëve ka edhe persona me precedentë, në kërkim nga Interpoli por edhe që kanë dëshmuar në të shkuarën në gjyq pro Millosheviçit.

“Ndërkohë që po kontrolloja pyllin në pikën e quajtur uji i mirë, dëgjova prerjen e druve. Kur shkova atje te shatërvani te uji i mirë, 4 veta dolën nga pylli nga një rrugë dhe që kishin armë automatike. Ata mu afruan, më lidhën duart dhe sytë dhe më çuan tutje”.

Prokurori: Çfarë bënë me armën tuaj? Ata morën armën time zyrtare dhe e mbajtën me vete, unë isha përpjekur të qëlloj në drejtim të UÇK.

Prokurori: Përpara se të arrestoheshit me 2 gusht, t’i u kishe thënë autoriteteve serbe se rëra po nxirrej me kamionë në mënyrë që shqiptarët e Kosovës të ndërtonin istikame. Po ke të drejtë.

Gjatë seancave dëshmitarët e prokurorisë kanë dhënë dëshmi qesharake të cilat, është e qartë se nuk mund të kenë vlerë juridike dhe as të kontribuojnë në këtë proces gjyqësorë.

Një gjykatë e ngritur për krime lufte, por merr në konsideratë disa dëshmi ordinere për konflikte të paverifikuara po ordinere… Edhe nëse do të ekzistonin, s’mund të jenë pjesë e kësaj dosje.

“UÇK-ja ka qenë sikur me thënë çobanët. Unë e kam mbaru një hytbe, se unë jam mjeshtër i drunit, hytbe të xhamisë prej drunit, jam mjeshtër dhe jam mjeshtër me kualitet. Nezir mazreku është kushëri i jemi edhe ka qenë kryetar i socialistes të Millosheviçit, ne Opterushë ka shërbyer si kryetarë edhe me e këqyrë me e marrë si gjoja bashkëpunëtor dhe s’ka të bëjë me bashkëpunëtor sen., sikurse nji vajzë e pamartueme po i thot nanës së vet nanë mama djalin t’i them filanes kurvë sa s’më ka thënë ajo mu. Çobani i keq i ka çue dhënte te gropat e ukit”.

E ka pak zanat tha më marrke e mqitke shpesh me dalë me bo … me nder me thënë para juve. Kurr s’ka bo vaki kush me ma puth dorën, femrat me ma puth dorën e kam mërzi.

Prokurori: Mjaft mjaft.

Deklaratat qesharake, prokurori përpiqet t’i ndalë. Por, nuk mbaron me kaq. Rrëfimet ordinere nuk kanë kufij…

“Po o kan puna për dy kuaj dru, i kam vjedhë në mal, mu këput sharra të kam kallxuer një herë edhe i kam ngarku ato dru ishin kanë pa qekiq, s’më kanë dashtë mue si agim, ka me kanë pa të veshur ata kanë kupë se unë jam ec i veshtë, sjam kanë çka do njeri. E ka mjellë tokën kollomoq këta i kanë vjedhë lopët në komunë të kacanikut, hupshin lopët pa shenja. Edhe mu ma kanë vjedhë mzatin dhe një lopë”.

“Kjo gjykatë merret me ata njerëz që dikush i ka infiltruar ata njerëz në Kosovë. Kjo gjykatë është shumë e dëmshme për ne. Aty nuk po dënohet Hashim Thaçi, as Kadri Veseli, as Jakup Krasniqi, as Rexhep Selimi, as Salih Mustafa as Pjetër Shala, atje dënohet UÇK, atje dënohet shteti i Kosovës. Aktakuza është organizatë e përbashkët kriminale. Ky është fataliteti më i madh që ka ndodhur në historinë Shqiptare”, u shpreh Hysni Gucati, Organizata e Veteranëve të Luftës, UÇK.

“Njëjtë në atë kohë kanë vepruar gjykatat serbe në Kosovë”, u shpreh Hysni Gucati, Organizata e Veteranëve të Luftës, UÇK.

Amerikanët demontuan farsën e Hagës: CIA nuk kishte asnjë të dhënë për krime lufte nga komandantët e UÇK

Mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit ka sjellë prova dhe fakte, dëshmi konkrete të mënyrës se si është zhvilluar lufta në Kosovë dhe se cili ka qenë roli i secilit prej tyre.

Është theksuar se në atë kohë nuk ka pasur hierarki të UÇK dhe shtabi i përgjithshëm ka vepruar kryesisht në aspektin politik të njohjes së realitetit në Kosovë, duke kërkuar mbështetje konkrete.

James Rubin, Uesley Clark, Uilliam Ualker dhe Bernard Kouchner janë dëshmitarët e thirrur nga Mbrojtja. Secili prej tyre ka ushtruar funksione të rëndësishme në atë periudhë të vështirë në Kosovë.

James Rubin, Ish-ndihmës sekretar i Shteteve të Bashkuara dhe bashkëpunëtor kryesor i seretares Madeleine Albright, gjatë dëshmisë, Rubin bëri të qartë se ndryshe nga sa pretendon prokuroria speciale, Thaçi nuk kishte kontroll të efektshëm komandimi mbi strukturat ushtarake. Pra, ai rrëzon thelbin e aktakuzës.

“Unë mendoj vërtetë se kjo ka qenë e gabuar, kjo nuk është drejtësi kjo është një mënyrë e pazakontë për të trajtuar një burrë shteti i cili është dorëzuar vullnetarisht. Sekretarja Albright nuk ka pasur këtë lloj drejtësie në mendje kur e ka iniciuar krijimin e ish-tribunalit të Hagës. Mua kjo më është dukur si fajësim kolektiv për shkak se Hashim Thaçi ka qenë udhëheqës i UÇK-së”, është shprehur Rubin.

Ai tha se nuk kishte informacion që t’i lidhte Thaçin ose edhe Jakup Krasniqin me akuzat për ekzekutime. Madje, informacione të tilla nuk ka as një agjenci prestigjoze si CIA amerikane, ajka e inteligjencës botërore.

Ne nuk kemi gjetur asnjë të dhënë, asnjë provë, asnjë informacion, që lidhte pretendime të tilla për ekzekutime dhe për vrasje me udhëheqës të tillë, as me z. Krasniqi as me z. Thaçi.

Rreth 25 vite që jam larguar nga qeveria kam pyetur të gjithë ata që mund të kishin pasur informacion lidhur me këtë pretendim dhe jo vetëm në vitin 2000, por edhe dekada më vonë kur miqtë dhe shokët e mi kishin mundësi që të më jepnin informacione që kishin qenë informacione inteligjente CIA, asnjëherë nuk më kanë dhënë të dhëna apo informacione që bëjnë lidhjen e këtyre pretendimeve me ndonjë nga drejtuesit e UÇK-së.

Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka dëshmuar juristi i së drejtës ndërkombëtare, Paul Williams, i cili është ish-këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje gjatë 1999-ës.

Williams tha se delegacioni i shqiptarëve të Kosovës në Rambuje, ishte pro angazhimit për Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ai pohoi se Hashim Thaçi e dinte që kjo mund të përfshijë edhe hetime potenciale ndaj anëtarëve të UÇK-së dhe për këtë ishin dakord. Willimas tha se delegacioni kosovar e donte Tribunalin Penal Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavinë si mekanizëm të drejtësisë në Kosovë. Pra, ata nuk kishin asgjë për të fshehur!

Këta dëshmitarë, ish zyrtarë perëndimorë të nivelit të lartë, ushtruan funksione në kohën e luftës. Ata patën kontakte të drejtpërdrejta me Thaçin dhe të tjerët. Ata nuk morën informacione, apo dokumente nga Serbia, por ishin në Kosovë në atë periudhë kohore për të cilën sot në bankën e të akuzuarve janë liderët e UÇK-së./Inside Story/

Etiketa: Adem KadriajhageKosovaserbiauck

Lajme të lidhura

RAJONI

Nga tmerret e masakrave të serbëve, tek ngritja e një procesi të dyshimtë që trajton viktimat si xhelatë

21:33 : 12/11/2025
AKTUALITET

Panairi i 28-të i Librit/ Botuesit sinjalizojnë rënie, kosto më të larta dhe mungesë infrastrukture

21:11 : 12/11/2025
RAJONI

Memli Krasniqi jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së: Ka qenë nder të udhëhiqja partinë

16:03 : 12/11/2025
AKTUALITET

Bllokohen 75 ton misër nga Serbia në Hanin e Hotit

14:48 : 12/11/2025
RAJONI

Christopher Hill dëshmon për UÇK-në dhe takimin Rugova-Millosheviç në Hagë

18:26 : 10/11/2025
RAJONI

Frikë për krizë energjetike në Serbi, Vuçiç i kërkon Trumpit heqjen e sanksioneve ndaj naftës

21:45 : 08/11/2025
Para

Agjentët imobiljarë në panik, reklamojnë të pasmet për të shitur shtëpitë

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e enjte, 13 nëntor 2025

23:10 : 12/11/2025

Gonzato pas deklaratës së Berishës: Ishte e papërshtatshme, më shqetësoi

23:05 : 12/11/2025

Si i shikoni hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut? Ja si përgjigjet Gonzato

22:55 : 12/11/2025

Çfarë po ndodh me fondet IPARD?/ Gonzato: Pagesat janë pezulluar, procesi kërkon kohë

22:47 : 12/11/2025

Gonzato: Ndikimi në sistemin e drejtësisë, kompromenton shanset për në BE

22:43 : 12/11/2025

A është SPAK i ndikuar nga politika? Ja çfarë thotë ambasadori i BE-së

22:34 : 12/11/2025

Opozita të hënën në protestë, deputeti i PD tregon detajet

22:27 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com