Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka kërkuar që ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e pandehur nga SPAK të paraqitet në Komisionin për Burimet Natyrore për të dhënë shpjegime, pasi po diskutohet per buxhetin qe do ti jepet pikërisht ministrise se saj.
Gjatë diskutimeve për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, Bardhi tha se Kuvendi nuk mund të miratojë fondet për një ministri, kur drejtuesja e saj është “person i pandehur për vjedhje të fondeve publike”.
“Ne duhet të miratojmë në parim buxhetin dhe fondet që do ti japim ministrisë përkatëse. Kemi një akuzë të prokurorisë që 50 mln euro janë vjedhur vetëm me një projekt. Ministrja të vijë të na bindë si do i besojmë ne menaxhimin e këtij buxheti, kur me fakte dhe prova që vetëm në një projekt janë vjedhur 50 milionë euro”
“Unë e kuptoj që ka një ngërç në rastin e ministrisë së Infrastrukturës, sepse ministrja në vend që të vijë të japë llogari në Komision, duhet të shkojë në SPAK, sepse është marrë e pandehur.
Ne duhet të miratojmë në parim buxhetin dhe fondet që do ti japim ministrisë përkatëse. Kemi një akuzë të prokurorisë që 50 mln euro janë vjedhur vetëm me një projekt. Ministrja të vijë të na bindë si do i besojmë ne menaxhimin e këtij buxheti, kur me fakte dhe prova që vetëm në një projekt janë vjedhur 50 milionë euro.
Për ne është shumë e rëndë.
Ministrja do të duhet të vijë të japë llogari. Kemi një akuzë zyrtare për ministren që vazhdon të jetë në detyre.
Nëse ka turp të vijë dhe të përballet me Kuvendi është çështje e saj personale. Zonja që dëshiron të jetë ministre do të duhet të vijë të raportojë në Komision. Ajo është e paligjshme ajo fshihet si një kriminele, si një person i pandehur i fshihet Kuvendit. Duhet të japë të vijë llogari.” –deklaroi Bardhi.














