• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentati në Rinas, Berisha: U patronua nga shteti për llogari të bandave

12:59 : 12/11/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Rinas, ku u ekzekutua Gilmando Dani, eksponent i organizatës kriminale të Emiljano Shullazit, ndërsa u plagos rëndë Muçi Shaljani, i njohur ndryshe si Sheqeri.

Berisha deklaroi se kjo ngjarje “u patronua kryekëput nga shteti për llogari të bandave më të afërta me qeverinë se banda e Shullazit”. Ai theksoi se vendi ku ndodhi atentati është një nga zonat më të mbrojtura të vendit, ku kryqëzohen disa struktura policore dhe forca speciale.

Sipas tij, në zonën pranë aeroportit të Rinasit, përveç patrullës së policisë së rendit, ndodhet edhe patrulla e policisë rrugore, si dhe një furgon i FNSH-së i vendosur aty pas grabitjes së shekullit. Gjithashtu, aty operon një njësi e cila ruan sallonin e VIP-ave kur kalojnë qeveritarët.

Berisha nënvizoi se atentati ndodhi vetëm pak metra larg rajonit të policisë së Rinasit dhe daljes së sallonit VIP, duke e cilësuar të pamundur që një pritë e tillë të vendosej pa lejen e shtetit.

“Ekzekutimi publik i djeshëm i Gilmando Danit, eksponent kryesor i organizatës kriminale të Emiljano Shullazit, dhe plagosja e rëndë e Muçi Shaljanit apo Sheqerit, në pamje të parë shofer i drejtorit të shërbimeve inteligjente të Policisë së Shtetit dhe inspektor policie, por në fakt një bos, edhe ky bashkë me vëllanë e vet i krimit të organizuar dhe drogës, është një ngjarje e cila u patronua kryekëput nga shteti për llogari të bandave më të afërta me qeverinë se sa banda e Shullazit.

Lexo edhe:

“Balluku i nxorri dhëmbët Ramës”, Berisha zbulon çfarë ndodhi në mbledhjen pa media në Grupin e PS

“A i kërkoi Rama dorëheqjen?”, Vengu i përgjigjet Sali Berishës

Vendi i ekzekutimit publik të tyre, në protokollet e sigurisë publike është vendi më i ruajtur se çdo vend tjetër.

Në atë zonë, përveç patrullës së policisë së rendit, është patrulla e policisë rrugore dhe po aty ngjitur është furgoni i FNSH-së, i instaluar aty që pas vjedhjes së shekullit të parave në aeroportin e Rinasit.

Është edhe një njësi, e cila rri aty në mbrojtje të sallonit të VIP-ave, kur kalojnë qeveritarët.

Pra, nuk ekziston asnjë zonë tjetër, asnjë territor tjetër në të cilin të kryqëzohen në mbikëqyrje kaq shumë forca policore dhe speciale.

Është gjithsej 100 metër nga rajoni i policisë së Rinasit, është pak metra nga dalja e sallonit të VIP-ave.

Pra, atentatorët apo vrasësit, pasi shkrehën breshëri të shumta mbi makinën që e prisnin të sigurtë, dhe i kishin zënë pritë pikërisht aty që nuk mund të zije pritë kurrë pa lejen e shtetit, pas ekzekutimit u larguan të qetë dhe përshkruan pa asnjë lloj telashi apo andralle të gjithë rrugën Rinas-Fushë Krujë, të gjithë rrugën Fushë Krujë pothuaj Krujë. Fshati Halil është pranë Krujës, ngjitur me kalanë e Zgërdheshit.

Dhe ata shkuan në Zgërdhesh dhe asnjë lloj përpjekje nuk u bë nga narkopolicia për të ndaluar vrasësit e Gilmando Danit dhe ata që plagosën rëndë Mustafa Shaljanin apo Sheqerin.” – tha Berisha,

 

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Balluku i nxorri dhëmbët Ramës”, Berisha zbulon çfarë ndodhi në mbledhjen pa media në Grupin e PS

13:32 : 12/11/2025
AKTUALITET

“A i kërkoi Rama dorëheqjen?”, Vengu i përgjigjet Sali Berishës

12:08 : 12/11/2025
AKTUALITET

“Grevë urie te Kuvendi”/ Propozimi në mbledhjen me dyer të mbyllura të PD-së! Çfarë u diskutua

20:20 : 11/11/2025
AKTUALITET

Berisha-ambasadorit të BE: Kush mohon narkoshtetin, mbështet Ramën në platformën e tij

14:31 : 11/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Rama shpalosi hanxharët e bandave kriminale

13:52 : 11/11/2025
AKTUALITET

Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, reagon Grupi Parlamentar i PD: Dhunim flagrant i të drejtave të opozitës

13:23 : 11/11/2025
Para

Tenderi i Lindës së AKSHI-t/ Garë sa “për sy e faqe”, “Infosoft” merr “dhuratë” 800 mijë euro nga rivalët

TË GJITHA

REL: Migrantët kinezë zgjedhin gjithnjë e më shumë rrugën e Ballkanit për të arritur në BE

14:21 : 12/11/2025

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Arben Agovi

14:12 : 12/11/2025

Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe mbante armë zjarri, arrestohet 49-vjeçari në Lezhë

14:11 : 12/11/2025

Kalaja/ Jam duke pritur të vijë Erion Veliaj

14:03 : 12/11/2025

Rama shpërblen Xhemal Qefalinë, e emëron zv.ministër të Brendshëm

13:56 : 12/11/2025

Deputetët e PD në Komisionin e Burimeve Natyrore, Balluku i shmanget përballjes, nuk shkon në mbledhje

13:45 : 12/11/2025

Përplasje në komision, Balliu-Ceno Klosit: Je hajdut dhe kriminel! Ke kaluar tonelata me drogë në dogana

13:42 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com