Policia ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi këtë të mërkurë në zonën e Zall-Bastarit, ku një automjet dyshohet se ka rënë në një humnerë.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, ndërsa dyshohet se nga aksidenti kanë humbur jetën dy persona, M. D., rreth 45 vjeç dhe B. H., 50 vjeç,
Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës bën me dije se: Rreth orës 14:10, në fshatin Zall Bastar, automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit M. D., rreth 45 vjeç dhe B. H., 50 vjeç, ka rënë në humnerë.
Si pasojë kanë humbur jetën të dy këta shtetas.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
LEXO EDHE:
Aksident i rëndë në Zall-Bastar, makina bie në humnerë, dyshohet për dy viktima














