Dy persona janë arrestuar dhe disa të tjerë janë proceduar penalisht në Malësi të Madhe, pasi akuzohen për kultivim kanabisi.
Nga kontrollet në 3 ambiente në fshatin Hot, të përshtatura për kultivimin dhe tharjen e bimëve narkotike kanabis, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1110 bimë të dyshuara kanabis, 1 kg e 800 gramë lëndë narkotike kanabis në proces tharjeje, 300 llamba, 22 aspiratorë, 35 veltinatorë, 11 panele neoni, 22 filtra ajri dhe 217 inverterë.
Sipas policisë, në pranga ranë: Lazer Pepaj dhe Sandër Pepaj, ndërsa në kërkim u shpall shtetasi Kristjan Pepaj.
Gjithashtu u ndaluan punonjësit e OSHEE, Gëzim Hoxha, Lodovik Vulaj, Xhuljano Çeraj dhe Adil Selmanaj.
Punonjësit akuzohen për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, pasi dyshohen se kanë lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në disa ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike














