Sokol Nano, djali i ish-kryeministrit Fatos Nano, mbajti një fjalë të shkurtër të ndjerë gjatë ceremonisë së lamtumirës për të atin.
Në fjalën e tij, ai tha se babai i tij iku nga kjo botë, por jo fizikisht.
Ai tha se do ta kujtojnë si baba, por edhe si burrë i rrallë shteti që vuri atdheun para vetëvetes.
“Iku nga kjo botë vetëm fizikisht. Im atë ishte i pari që më foli për demorkacinë, i pari që nuk e kishte frikë humbjen sepse ai ishte një kalorës. Më dha mësim me forcën e shembullit. Ai më mësoi gjithçka, edhe ringrtjen”, tha Sokol Nano.














