Futbolli italian është në zi, pasi është mësuar se është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Xhovani Galeone, si pasojë e një sëmundje të rëndë. I njohur si një nga trajnerët më të orientuar drejt futbollist sulmues, ai bëri emër sidomos në vitet ’80-’90.
Galeone bëri emër me sukseset e tij më shumë duke ngjitur skuadra nga Seria B në Serinë A, pasi ia doli dy herë me Peskarën si dhe një herë me Udinezen e Peruxhian. Në karrierën e tij ka drejtuar edhe ekipe të tjera me emër, mes të cilave edhe Napolin, Komon dhe SPAL.
Për shumëkënd ai ka qenë një mësues i mirëfilltë i filozofisë sulmuese në Itali ndërsa vetë Masimiliano Alegri e cilëson atë si një nga personat nga të cilët ka marrë frymëzim. Në karrierë ai njihët edhe për zbulimin apo shpërthimin e shumë futbollistëve të rinj. Alegri është një prej tyre, ashtu si Gasperini, Gatuzo, apo edhe ish-trajneri i Tiranës, Blazh Sliskoviç, i cili u kthye në një legjendë në vitet e tij te Peskara nën drejtimin e Galeones.














