Një granatë dore difensive është gjetur sot në mëngjes në një ferrë jo larg bregut të detit në zonën e Urës së Dajlanit.
Është njoftuar policia e cila ka bërë rrethimin e zonës. Sipas burimeve, është një granatë dore difensive e cila ka qenë pjesë e armatimit të Ushtrisë Shqiptare dhe se mund të jetë aty që nga trazirat e vitit 1997.
Ajo është e paarmatosur, pra në gjendje arke. Forcat xhenierët janë thirrur asgjësimin e saj. Zona ku është konstatuar granata është një zonë e cila frekuentohet nga ata që bëjnë ecje apo vrap ne qëllime sportive.














