Tre shqiptarë, të konsideruar përgjegjës për grabitjen e kryer kundër biznesmenit Eugenio Gallizioli, e cila ndodhi brenda shtëpisë në Trentino, më 8 tetor, u arrestuan mëngjesin e djeshëm, kurse një i katërt po hetohet në gjendje të lirë.
Operacioni u bë nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Komandës Provinciale të Trentos, në zbatim të urdhrit të dhënë dje nga Prokuroria.
Tre të dyshuarit menjëherë pas grabitjes, e cila zgjati mbi katër orë, gjatë së cilës hajdutët e kishin mbajtur 72-vjeçarin nën kërcënimin e armës dhe më pas i kishin vënë një thikë në fyt, karabinierët kishin filluar menjëherë ndjekjen e kriminelëve.
Ata kishin hyrë me forcë në shtëpi, e kishin zënë në befasi biznesmenin ndërsa ai po flinte dhe e kishin bllokuar në shtrat. Më pas kishin vjedhur më shumë se 300,000 euro në para të gatshme, si dhe bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.
Pas një analize të imët të vendit të ngjarjes, hetuesit e karabinierëve filluan të shqyrtonin sistemet e mbikëqyrjes me video dhe të njohjes së targave në qytet, si dhe kamerat private të sigurisë të vendosura përgjatë rrugës së arratisjes.
Pasi identifikuan makinën e përdorur nga grabitësit për t’u larguar, që e kishin braktisur makinën e vjedhur nga 72-vjeçari në parkingun përpara departamentit të inxhinierisë në Povo, karabinierët ndoqën rrugën e tyre, duke arritur t’i kapnin ndërsa, pasi parkuan makinën “e pastër”, u kthyen në shtëpi në një apartament në Via Felice e Gregorio Fontana të përdorur si vendstrehim , përpara se të niseshin të nesërmen për në Milano, nga ku – u vërtetua – kishin mbërritur të gjithë së bashku një ditë më parë.
Jo të tre të arrestuarit jetojnë në Trentino: njëri prej të treve u arrestua në një hotel në liqenin Garda pranë Veronës, ndërsa po kalonte një fundjavë me familjen e tij, një tjetër në shtëpinë e partneres së tij në provincën e Milanos dhe një tjetër në shtëpinë e tij në Trento.
Pas analizimit të qelizave telefonike dhe krahasimeve me gjeolokim, përfshi edhe përgjimet e hetuesve, u arrit që të zbardhej krimi i kryer, informon media italiane.
Një detaj interesant i planifikimit është fakti se një nga burrat e arrestuar punonte në kantierin e ndërtimit që ndodhej pak larg shtëpisë së Galliziolit dhe që duket se e ka mbajtur shtëpinë nën vëzhgim. Autorët ishin të pajisur edhe me një mjet për hapje të kasafortave me forcë.
Anëtari i katërt i dyshuar i bandës , kundër të cilit deri më sot nuk ka dalë asnjë provë po aq e konsiderueshme, është akuzuar në gjendje të lirë.














