• Kontakt
Monday, November 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë nuk u pa në TV/ Tensioni mes Ramës dhe Ballukut në varrimin e Nanos

17:18 : 02/11/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
Screenshot

Screenshot

Lexo edhe:

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”

Statusi i ri me të cilin SPAK pagëzoi Belinda Ballukun duke e shpallur “të pandehur” për tenderin e tunelit të Llogarasë ka ngritur pikëpyetje të shumta për të ardhmen e saj politike. A do të vazhdojë Edi Rama t’i besojë një “të pandehure” drejtimin e qeverisë në mungesë të tij? Apo do ta largojë Belinda Ballukun, siç ka bërë me bashkëpuntorët e tjerë që iu akuzuan për korrupsion?

Nëse e mban ende në detyrë bëhen më të forta hipotezat se punët e pista i kanë bërë bashkë. Dyshimet janë se kësaj radhe Edi Rama nuk flet dot për “mollë dhe dardha” që i janë ngrënë pas shpinës. Formula, me të cilën “lau duart” me Arben Ahmetajn, Ilir Beqajn, Lefter Kokën dhe të tjerë funksionon vetëm nëse kryeministri bën një hap pas nga Baluku, jo nëse e ruan të paprekur kontratën që ka me të.

Por 48 orë pasi Balluku doli nga SPAK, ende nuk ka asnjë akt konkret nga Rama, ndërsa është folur për një përplasje me tone të ashpra në takimin që ndodhi në kryeministri ditën kur Balluku u shpall e pandehur.

Radha e qytetarëve jashtë pallatit të Kongreseve, miq dhe dashamirës që kryen homazhe për Fatos Nanon
Radha e qytetarëve jashtë pallatit të Kongreseve, miq dhe dashamirës që kryen homazhe për Fatos Nanon

Për të kuptuar më shumë nëse ekziston vërtet një krisje mes Ramës dhe Ballukut, ia vlen të shihet sjellja e tyre në publik. Këtë të dielë, të dy ishin në homazhet për Fatos Nanon.

Ceremonia zgjati pak më shumë se një orë dhe si Rama, ashtu dhe Balluku ishin pranë njëri-tjetrit. Fotot që u shpërndanë nga LSA tregojnë diçka më shumë nga regjia e kryeministrisë.

Në to vihet re se Rama dhe Balluku u kujdesën që të mos takohen, duke qëndruar ftohtë dhe pa u përshëndetur. Le t’i marrim me radhë.

Salla e pritjeve për homazhet e Fatos Nanos
Salla e pritjeve për homazhet e Fatos Nanos, në anën e majtë qëndrojnë të ulur familjarët

Arkëmorti me trupin e Nanos ishte vendosur në mes dy rreshtave me karrige. Në të majtë qëndronin ulur familjarët dhe miqtë më të afërt të të ndjerit. Në të djathtë, ishin caktuar të uleshin bashkëpuntorë dhe politikanë me të cilët ai punoi ndër vite. Në foton më lart duken vendet bosh të politikanëve, ndërsa familjarët përcillnin dashamirësit e Nanos që kryen homazhe.

Edi dhe Linda Rama mbërritën pak më vonë se të tjerët në ceremoni. Ndërkohë që pritej të vintë çifti kryeministror, në hollin e Pallatit të Kongreseve kishin mbërritur thuajse të gjithë politkanët dhe zyrtarë të caktuar për t’u ulur sipas protokollit, siç duket në foton më poshtë.

Vendi bosh i Ramës pranë Arta Dades në homazhet për Fatos Nanon
Vendi bosh i Edi Ramës pranë Arta Dudes në homazhet për Fatos Nanon

Vini re me kujdes foton më lart! Protokolli kishte përcaktuar që Edi dhe Linda Rama të uleshin në dy karriget që janë bosh. Në njërin cep të rreshtit, Linda Rama do të kishte përkrah Niko Peleshin, kurse krah saj, Edi Rama do të kishte pranë Arta Daden ose Gramoz Ruçin. (Të dy ndërrojnë vendet më vonë)

Balluku është caktuar të ulet disa vende më tej. Mes Ballukut dhe Ramës është Arta Dade, Gramoz Ruçi, Albin Kurti dhe Ali Ahmeti. Distanca ishte e konsiderueshme. Kjo i dha mundësi të dyve ta shmangin njëri-tjetrin edhe në vazhdimin e ceremonisë.

Edi dhe Linda Rama mbërrijnë në ceremoni dhe nderojnë para trupit të Fatos Nanos
Edi dhe Linda Rama mbërrijnë në ceremoni dhe nderojnë para trupit të Fatos Nanos

Në momentin që çifti, Edi dhe Linda Rama u shfaqën në ceremoni, ata fillimisht nderuan përballë arkëmortit të Nanos siç duket në foton më lart. Pastaj takuan familjarët e Nanos dhe u drejtuan tek vendet e lëna bosh për ta.

Edhe pse aty ishte Albin Kurti i ardhur nga Kosova dhe Ali Ahmeti që kishte udhëtuar nga Maqedonia e Veriut, kryeministri Edi Rama u ul menjëherë në vendin e tij, pa përshëndetur askënd. Veprimi dukej i ngurtë dhe pa takt.

Vetëm pasi ishte ulur bashkë me Lindën në vendet e caktuara, Rama kthehet për t’i dhënë dorën miqve që kishte në krah, njëri pas tjetrit.

Fillimisht përshëndet Gramoz Ruçin dhe pastaj zgjat dorën për të takuar Arta Daden. Hedh sytë më tej dhe zgjat dorën për ta shtrënguar me Albin Kurtin. Por pa u çuar nga vendi.

Rama duke takuar Kurtin

E çuditshme në takimin e duarve me Kurtin është se Rama e mban kokën ulur, sikur përpiqet të shmangë sa më shumë hedhjen e vështrimit në krahun e tij të majtë, tek personat që ishin pas kryeministrit të Kosovës.

Madje në një foto të dytë, Rama duket se e ka kthyer kokën me shpejtësi djathtas, ndërsa ende ishte duke shtrënguar duart me Albin Kurtin. Shikoni foton më poshtë:

Edi Rama duke shtrënguar dorën me Albin Kurtin në homazhet për Fatos Nanon
Edi Rama duke shtrënguar dorën me Albin Kurtin në homazhet për Fatos Nanon
Edi Rama duke shtrënguar dorën me Albin Kurtin në homazhet për Fatos Nanon

Rama duket që jo vetëm nuk lëviz nga vendi kur takon Kurtin, por tenton të kthehet sa më shpejt në anën tjetër, ku është Linda Rama.

Ndërkohë pak momente më pas, një foto tjetër e tregon kryeministrin teksa hedh sytë vjedhurazi pas shpinës së Albin Kurtit. Duket se ka pikasur aty Ali Ahmetin, mikun e tij që ka udhëtuar nga Maqedonia e Veriut. Shikojeni më poshtë:

I ndërgjegjshëm se është treguar shpërfillës kur është ulur pa ia hedhur sytë askujt, Rama duket se po tenton të korrigjohet. Ka shfaqur një sjellje gati harbute për të shmangur Belinda Ballukun, por si duket në sytë e mikut të tij Ali Ahmetit?

Me trupin e drejtuar, në pritje të një shenje nga Ali Ahmeti, Rama ka kërkuar një shikim. Duket se e gjen. Menjëherë përkulet dhe i zgjat dorën sikletshëm Ali Ahmetit. Foto poshtë:

Rama takohet me Ali Ahmetin në homazhet e Fatos Nanos
Rama takohet me Ali Ahmetin në homazhet e Fatos Nanos

Përpiqet t’i mbajë duart sa më gjatë shtrënguar, por më tej qëndron e ulur Belinda Balluku. Zv.kryeministrjes nuk i lëviz asnjë muskul në fytyrë. Për të shmangur ndonjë shikim me Ballukun, Rama e heq shpejt shikimin dhe e kthen kokën në anën tjetër. Shikoni foton më poshtë:

Rama duke takuar Ali Ahmetin, ndërkohë që kokën e ka kthyer në anën tjetër
Rama duke takuar Ali Ahmetin, ndërkohë që kokën e ka kthyer në anën tjetër

Në foton më lart është pamja më domethënëse e parehatisë së Ramës në sallë. Majtas ka dorën shtrënguar me Ali Ahmetin, ndërsa kokën e ka kthyer kokën djathtas. Nuk do që t’i dhurojë asnjë vështrim Belinda Balluku.

Kjo e fundit ka qëndruar ftohtë, gati e nervozuar thuajse gjatë të gjithë ceremoniësë. Në foton më poshtë duket një Belinda Balluku e trishtuar, thuajse e zymtë. Kuptohet, jo për largimin nga jeta të Fatos Nanos.

Ndoshta për herë të parë, po provon ndjesinë e lëshimit nga udhëheqja, pasigurinë e të mos pasurit të pushtetit, që deri dje ia kishin falur me bujari.

Belinda Balluku në ceremoninë e homazheve të Fatos Nanos në Pallatin e Kongreseve
Belinda Balluku në ceremoninë e homazheve të Fatos Nanos në Pallatin e Kongreseve

Në ceremoni folën njëri pas tjetrit, bashkëshortja e të ndjerit, Xhoana, djali i tij ,Sokoli dhe në fund Edi Rama.

Pas fjalës së Ramës, arkivoli u ngrit nga ushtarët e gardës, të veshur me kostum ceremonial. Pas tyre, ecnin një Xhoana Nano e përlotur që mbahej në krahët e Linda Ramës.

Kortezhi i ndoqi pas në heshtje. Gjatë ecjes në bulevard, Edi Rama qëndroi në pjesën më të madhe të kohës me Albin Kurtin. Përkrah tij, ecte Gramoz Ruçi me Ali Ahmetin.

Kortezhi që shoqëroi arkivolin e Fatos Nanos në bulevard
Kortezhi që shoqëroi arkivolin e Fatos Nanos në bulevard

Pjesë e kortezhit ishte edhe Belinda Balluku. Edhe pse mban numrin dy në qeveri, “Bela” u duk thjesht një numër rastësor me turmës së deputetëve dhe ministrave që ndoqën me sy lëvizjet e saj dhe të Ramës. Në korridoret e partisë përflitet për një kërkesë për dorëheqje për “të pandehurën”. Ende asgjë nuk është e konfirmuar.

E sigurtë është se Rama bën çmos të distancohet nga çdo bashkëpuntor që ka telashe me prokurorët e SPAK-ut. Jo të gjithë i shkarkon menjëherë, por me të gjithë e ka nisur duke u hequr vështrimin./Lapsi.al

Etiketa: belinda ballukuEdi Ramaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Benet Beci nis propagandën pas dosjes në SPAK, tender për video dhe reklama promovuese në internet!

20:16 : 02/11/2025
AKTUALITET

Berisha publikon videon: Fjalimi i Ramës në funeralin e Nanos si “Puthja e Judës”

19:29 : 02/11/2025
AKTUALITET

Rama dhe Linda kapen ‘mat’ duke u puthur në lamtumirën e Fatos Nanos/ VIDEO

19:14 : 02/11/2025
AKTUALITET

Bardhi: E pandehura Belinda Balluku e mban peng Edi Ramën me afera korruptive

14:57 : 02/11/2025
AKTUALITET

Skandali/ Tuneli i Llogarasë pa leje ndërtimi, Policia dhe IKMT mbyllën sytë për 3 vjet

13:45 : 02/11/2025
AKTUALITET

“Fshinë gjithçka që ka lidhje me Ballukun”, Berisha: Deputetët dhe administratën i kapi Lubofobia!

11:08 : 02/11/2025
Para

Futbolli italian në zi, ndërron jetë Xhovani Galeone. Bëri legjendë edhe ish-trajnerin e Tiranës

TË GJITHA

Horoskopi, 3 nëntor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 02/11/2025

Bomba molotov drejt Parlamentit serb, militantët e Vuçiç sulmojnë nënën e një prej viktimave të Novi Sadit

22:46 : 02/11/2025

Një tërmet i fortë shkund Afganistanin

22:35 : 02/11/2025

Kaos në Meksikë, ekzekutohet kryebashkiaku! VIDEO nga momenti i tmerrit gjatë festës tradicionale

22:28 : 02/11/2025

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Shqiptarët humbin komunën e Kërçovës pas 16 vitesh

22:21 : 02/11/2025

Ali Ahmeti pranon humbjen: Do rinovojmë radhët tona

22:04 : 02/11/2025

Numërohen rreth 90% të votave në Maqedoninë e Veriut, rezultatet

21:46 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com