Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës fshatin Gjorm, në Bashkinë e Selenicës, ku u gjet i pajetë Dalan Alliaj, 36 vjeç.
Policia dhe forcat e FNSH kanë kryer këqyrjen e vendngjarjes dhe kanë shoqëruar pesë persona për pyetje, përfshirë kushëririn e viktimës dhe kryeplakun e fshatit, si dhe tre banorë të tjerë që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.
Viktima ishte pronar i një biznesi në fshatin Levan të Fierit.
Sipas informacioneve të para, viktima kishte shkuar për vizitë në shtëpinë e xhaxhait të tij, babai i Bertil Aliaj, një prej personave të përfshirë në masakrën e Çoles.
Gjatë kohës që ndodhej pranë derës së shtëpisë, një person i është afruar nga pas dhe e ka qëlluar me armë, duke u larguar menjëherë pas krimit.














