Ka ndërruar jetë 35-vjeçari që u qëllua me armë zjarri, mbrëmjen e sotme fshatin Gjorm të bashkisë Selenicë.
Viktima është identifikuar si Dalan Aliaj, banues në Fier. Sipas të dhënave paraprake, Aliaj është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, ndërsa gjatë këqyrjes së trupit i janë konstatuar plagë të shkaktuara me armë zjarri.
Raportoht i riu ndodhej në shtëpinë e djalit të xhaxhait të tij kur u qëllua, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes. Ai nuk i mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.
Njoftimi i policisë
Sot, në fshatin Gjorm, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij, shtetasi D. A., 36 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake, gjatë këqyrjes së trupit, i janë konstatuar plagë të dyshuara të shkaktuara me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.













