Një 46-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në rrugën “Kastriotët” në Tiranë, teksa po vidhte një biçikletë në hyrje të një pallati.
Bëhet fjalë për shtetasin F. B., i cili dyshohet gjithashtu si autor i 12 vjedhjeve të tjera të ngjashme të ndodhura gjatë muajve qershor dhe korrik në zona të ndryshme të kryeqytetit.
“U kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë, në hyrje të një pallati, vihet në pranga 46-vjeçari.
46-vjeçari dyshohet dhe si autor i 12 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë muajit qershor dhe korrik.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Komisariatet 2 dhe 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin F. B., 46 vjeç.
Ky shtetas u kap në flagrancë duke vjedhur një biçikletë, në hyrje të një pallati në rrugën “Kastriotët”.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës qershor-korrik 2025, ka vjedhur 12 motomjete elektrike/biçikleta, në lagje të ndryshme të Tiranës.“, njofton policia.