• Kontakt
Thursday, December 7, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Ish-drejtoresha e Rilindjes arrestohet në Spanjë për pastrimin e 65 milion eurove të drogës

10:08 : 22/09/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE
Ish-drejtoresha e Rilindjes arrestohet në Spanjë për pastrimin e 65 milion eurove të drogës

Nga Boldnews.al

Një ish-drejtoreshë e rëndësishme e “Rilindjes” në Vlorë, e arrestuar më herët për korrupsion, si edhe bashkëshorti i saj, gjithashtu i lidhur familjarisht me Partinë Socialiste, janë pjesë e një grupi kriminal të shkatërruar së fundmi në një operacion të Policisë Spanjolle dhe Europol, të cilët akuzohen për trafik narkotikësh dhe pastrim parash me transferta në rreth 65 milionë euro.

Autoritetet spanjolle njoftuan të Premten se kishin arrestuar 27 persona, në disa provinca si Madrit, Malaga, Seville, Valencia e Barcelona. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 615,000 euro para cash, si dhe ora dhe bizhuteri me vlerë më shumë se 400,000 euro.

Organizata, e drejtuar nga shtetas shqiptarë, mbështeti organizata të ndryshme ndërkombëtare për të pastruar fondet e përfituara në mënyrë të paligjshme për të lehtësuar pagesat për trafikun e drogës.

Në foto: Pamje nga operacioni i Policisë Spanjolle dhe Europol (Photo Credit: Europol)

Në listën e personave të arrestuar janë bashkëshortët Algerta Fejzulla dhe Nexhmedin Danaj nga Vlora.

Lexo edhe:

Kapen 7.2 tonë kokainë në Spanjë, ishte fshehur një ngarkesë peshku të ngrirë

Vodhën kondicionerët dhe i shitën, arrestohen dy adoleshentët në Vlorë

Algerta Fejzulla u emërua drejtoreshë e Zyrës Përmbarimore të Vlorës, sapo “Rilindja” e kryeministrit Edi Rama mori pushtetin, në vitin 2013.

Vetëm pak muaj pasi kishte marrë këtë detyrë, e konkretisht në Shkurt 2014, Fejzulla arrestohet, në kuadër të një hetimi të zhvilluar nga Prokuroria e Vlorës për korrupsion.

Algerta Fejzulla, nëpërmjet një avokateje në Vlorë, Dhurata Sulaj (Tafili), i mori 50 mijë lekë të reja një qytetari, me qëllim që të shtynte në kohë ekzekutimin e një vendimi gjyqësor.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Nexhmedin Danaj është vëllai i ish-kryetarit socialist të Qarkut të Vlorës, Sadrit Danaj.

“Dubai im” i Algerta Fejzullait

Pasi mbylli problemet me drejtësisë në Vlorë, Algerta Fejzulla u përfshi në botën e biznesit privat.

Ajo u regjistrua si avokate në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Maj të vitit 2015. Por, pa mbushur një vit, vendosi të pezullojë aktivitetin tregtar.

Në Mars të vitin 2023, Algerta Fejzulla regjistrohet sërish në QKB. Kësaj radhe, me një kompani të emërtuar “Dubai im”.

Sipas të dhënave zyrtare, “Dubai” i Algerta Fejzulla ka për objekt të veprimtarisë “Aktivitet në fushën e turizmit, hoteleri, restorante, bar-kafe, agjensi turistike, menaxhim turizmi,etj. Import-Eksport. Tregti me shumicë dhe pakicë të mallrave të ndryshëm industrialë e ushqimorë. Dhënie dhoma me qera. Transport për llogari të vetë dhe për të tretë. Shërbime Taksi, dhënie e marrje e mjeteve të transport me qera…”.

Në foto: Shoqëria e Algerta Fejzulla, “Dubai im”

Shoqëria është regjistruar me seli në një godinë në “Lungomare” dhe me kapital fillestar 100 mijë lekë. Aktualisht, nuk ka të dhëna të tjera për këtë kompani.

Megjithatë, ka një element për të kuptuar se nga mund t’i ketë ardhur idea për emërtimin e shoqërisë “Dubai im”.

Bashkëshorti i saj, Nexhmendim Danaj, rezulton pronar i shoqërisë “General Trading LLC”, me seli në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në foto: Kompania e Nexhmendin Danaj, “General Trading LLC”, me seli në Dubai

Sipas të dhënave zyrtare të kompanisë së Nexhmedin Danaj, rezulton se për vitin 2019 ka deklaruar të ardhura në shumën 6,546,857 AED (Arab Emirated Dirham) ose rreth 1.6 milionë euro.

Gjithashtu, Nexhmendin Danaj është ortak me 30 përqind në televizionin kabllor “Vlora”.

Në foto: Nexhmendin Danaj është ortak me 30 përqind tek Televizioni Kabllor “Vlora”

Kjo kompani u krijua në vitin 2012 nga vëllezërit Vexhi, Sadrit dhe Nexhmedin Danaj. Në nëntor të vitit 2014, Sadriti largohet si ortak dhe vijoi detyrën si Kryetar i Këshillit të Qarkut Vlorë, post që e mbajti deri në Prill 2017, ku u shkarkoi pas debateve të ashpra brenda “rilindasve” në qytetin bregdetar.

Arrestimi në Spanjë

Agjentët e Policisë Kombëtare spanjolle, në një operacion të përbashkët me EUROPOL, kanë shkatërruar një organizatë kriminale të dedikuar për trafikun e drogës dhe pastrimit të parave me metodën “Hawala”.

Gjithsej 27 persona janë arrestuar në disa provinca si Madrid, Malaga, Seville, Valencia, Alicante dhe Barcelona dhe gjatë kontrolleve janë sekuestruar 615,000 euro para cash, si dhe ora dhe bizhuteri me vlerë më shumë se 400,000 euro.

Organizata, e drejtuar nga shtetas shqiptarë, mbështeti organizata të ndryshme ndërkombëtare për të pastruar fondet e përfituara në mënyrë të paligjshme për të lehtësuar pagesat për trafikun e drogës.

Hetimi filloi si rezultat i raporteve të inteligjencës kriminale të dërguara nga Europol, falë të cilave u bë e mundur identifikimi i një organizate të përbërë nga shtetas me origjinë shqiptare, të dedikuar për trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht mbjelljen e kulturave marijuanë në ambiente të mbyllura, dhe që së bashku me qytetarë me origjinë kineze, kishin formuar një strukturë komplekse në të cilën të dy grupet përfitonin avantazhe të ndërsjella dhe përfitime që rrjedhin nga aktivitetet kriminale me të cilat ata ishin përfshirë.

Në foto: Një pjesë e parave të sekuestruara gjatë operacionit policor

Gjatë hetimit, agjentët mundën të verifikonin sesi në këtë strukturë shtetasit kinezë u dërgonin bizneseve të tyre shuma të mëdha parash, në këmbim që kjo shumë të kompensohej diku tjetër, me qëllimin përfundimtar që ato para të mbërrinin në vendin e origjinës pa qenë subjekt i kontrollit përkatës ligjor ose formal në Spanjë.

Nga ana tjetër, “havaladarët” shqiptarë, duke funksionuar si një subjekt bankar, kryenin “transferimin” dhe fshehjen e shumave të mëdha të parave nga shitja e drogës dhe merrnin rifinancimin e operacioneve të reja.

Roli i shqiptarëve

Hetuesit kanë mundur të zbulojnë se në krye të strukturës kriminale ndodheshin dy shtetas shqiptarë, njëri që vepronte si drejtues dhe tjetri si toger dhe kontabilist.

Të paktën që nga viti 2018, ata kishin dy koordinatorë me origjinë kineze, të cilët dyshohet se menaxhonin një “portofol” të madh me institucione të shumta aziatike të shtrira në të gjithë territorin kombëtar, me të cilat shërbenin kërkesat në para të organizatave kriminale të dedikuara për trafikun e drogës kurdo dhe kudo. kishin nevojë.

Bizneset vepruan në të njëjtën mënyrë pavarësisht vendndodhjes së tyre, duke grumbulluar shuma të mëdha parash që u dërgoheshin trafikantëve të drogës në këmbim të kompensimit financiar, duke përdorur si masë sigurie një TOKEN, që zakonisht përkonte me numërimin e dyqane, një faturë me vlerë të ulët nominale.

Gjatë periudhës së hetuar midis majit 2020 dhe marsit 2021, dërgesa të vazhdueshme dhe të shumta cash u janë bërë organizatave kriminale shqiptare, në një vlerë totale prej gati 65.5 milionë euro, në provincat e Barcelonës, Malaga, Valencia, Madrid, Sevilje dhe Alicante.

Brenda kuadrit të hetimit, ata arritën të zbulonin se disa nga të arrestuarit vizituan një institucion “groëshop” dhe se më pas ata kryen vizita kontrolli në një shtëpi të vetme në një komunë të Madridit, në të cilën u arrestuan tre persona dhe u sekuestruan pothuajse 65 kilogramë drogë.

Nga ana tjetër, kreu i organizatës, me origjinë shqiptare, u arrestua si përgjegjës për veprën penale të pengmarrjes, plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje, pasi kishte rrëmbyer një nga “havaladerët”.

Pasi hetuesit gjetën anëtarët e organizatës kriminale, u zhvillua një operacion që coi në arrestimin e 27 personave në provincat e Alicante (1), Barcelona (6), Madrid (7), Málaga (7), Seville (2) dhe Valencia (1). Gjatë kontrollit u sekuestruan 615 mijë euro cash, dhjetë ora luksoze me vlerë mbi 400 mijë euro, dy automjete të nivelit të lartë, makineri numërimi parash, pajisje kompjuterike dhe celularë të koduar.

 

Etiketa: 65 milionë euroAlgerta FejzulladrejtoreshadrogeDubai imGeneral Trading LLCNexhmendim Danajpastrim parashRilindjaSadrit DanajSpanjevlore

Lajme të lidhura

Kapen 7.2 tonë kokainë në Spanjë, ishte fshehur një ngarkesë peshku të ngrirë
BOTA

Kapen 7.2 tonë kokainë në Spanjë, ishte fshehur një ngarkesë peshku të ngrirë

21:34 : 06/12/2023
“Tempulli”/ Policia e Elbasanit arreston 26-vjeçarin e shumëkërkuar
AKTUALITET

Vodhën kondicionerët dhe i shitën, arrestohen dy adoleshentët në Vlorë

16:35 : 06/12/2023
Kundërshtoi policët, arrestohet vlonjati i shpallur në kërkim – EMRI
AKTUALITET

Kundërshtoi policët, arrestohet vlonjati i shpallur në kërkim – EMRI

14:30 : 06/12/2023
Mbretëresha e Spanjës në një lidhje me ish-kunatin? Burgo e konfirmon
BOTA

Mbretëresha e Spanjës në një lidhje me ish-kunatin? Burgo e konfirmon

12:35 : 06/12/2023
Përshtatën lokalin për të shitur drogë, një i arrestuar dhe një i proceduar në Kukës
AKTUALITET

Përshtatën lokalin për të shitur drogë, një i arrestuar dhe një i proceduar në Kukës

12:01 : 05/12/2023
“Rrjetet kriminale shqiptare nivele epidemike”/ Daily Mail: Si morën kontrollin e tregut të drogës në Britani
AKTUALITET

“Rrjetet kriminale shqiptare nivele epidemike”/ Daily Mail: Si morën kontrollin e tregut të drogës në Britani

11:25 : 05/12/2023
Para
Banorët e Zall Herrit në protestë, bllokojnë rrugën: Jemi si në mesjetë! Na kanë kërcënuar…

Banorët e Zall Herrit në protestë, bllokojnë rrugën: Jemi si në mesjetë! Na kanë kërcënuar...

TË GJITHA

Luftime të ashpra mes Izraelit dhe Hamasit në veri dhe jug të Gazës

Luftime të ashpra mes Izraelit dhe Hamasit në veri dhe jug të Gazës

15:43 : 07/12/2023
Theu masën “arrest në shtëpi”, arrestohet i riu në Kavajë

Theu masën “arrest në shtëpi”, arrestohet i riu në Kavajë

15:43 : 07/12/2023
Kryemadhi: “21 Janari” po rikthehet për të zhvendosur vëmendjen nga inceneratorët

SPAK sekuestron pasuritë e Monika Kryemadhit

15:39 : 07/12/2023
Aksioni i opozitës në Kuvend, Shehu: Nuk do ndalemi! Të respektohet Kushtetuta

Aksioni i opozitës në Kuvend, Shehu: Nuk do ndalemi! Të respektohet Kushtetuta

15:31 : 07/12/2023
Kurti: Kosova nuk e di dëmin ekonomik e psikologjik që i shkaktoi lufta

Kurti: Kosova nuk e di dëmin ekonomik e psikologjik që i shkaktoi lufta

15:29 : 07/12/2023
KLP sjell anëtarët e vet në Tiranë në konflikt me ligjin

KLP përzgjedh tre prokurorët që do ti bashkohen SPAK-ut

15:19 : 07/12/2023
Vuçiç: Marrëveshja e Ohrit mund të jetë kusht për anëtarësim të Serbisë në BE

Vuçiç: Marrëveshja e Ohrit mund të jetë kusht për anëtarësim të Serbisë në BE

15:18 : 07/12/2023


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com