Aldor Nini, drejtuesi i “Acromax”, deklaroi dje se Ardit Çuni ka blerë klikime për këngët e tij. Ai përmendi gjithashtu edhe emrin e Alban Ramosajt dhe Ledri Vulës dhe këngët e tyre përkatëse për të cilat kishin blerë klikime.
Ardit Çuni reagoi pas kësaj dhe tha se e gjithë kjo gjë është një idiotësi dhe po bëhet për marketing.
“Do ju lutesha që për arsye profesionale mos t’i jepni zë kësaj gjëje, sepse është komplet një idiotësi. Personi në fjalë po mundohet që të bëjë marketing me anë të emisioneve dhe të lajmeve që do të shkaktohen me emrin tim apo të kujtdo tjetër sepse e di shumë mirë që ndryshe nuk ia var njeri dhe përveç kësaj di vetëm që më janë lutur disa herë që të bashkëpunoj me kompaninë e tyre dhe nuk kam pranuar. Kjo është një nga arsyet pse goditem unë apo artistët në fjalë që janë përmendur. Nuk më bën sens”- tha ai për TAR.
Pas deklaratës së Ardit Çunit, “Acromax” reagoipërmes një postimi në llogarinë zyrtare në Instagram. Ata publikuan një foto ku shihet kënga e Ardit Çunit “E dije”, dhe klikimet e saj, ku pjesa më e madhe kryesohen nga India, Bangladeshi apo Egjipti. Klikimet nga Shqipëria duken shumë poshtë në renditjen e publikuar nga “Acromax.”
Arditi postoi në Instastory disa foto të këngëve të tij, së bashku me statistikat e shikueshmërisë për 4 këngë të tij e më pas bën një sqarim të gjatë për ndjekësit e tij.
“Nuk kam qenë ndonjëherë artist i klikimeve edhe kur “Jena Na” qëndronte për 6 javë në vend të parë në 2016 dhe kishte 600,000 klikime. Vazhdojmë njëzëri në koncerte dhe mezi i ka 3.5M. Kur “Qaj” bënte namin dhe luhej në çdo radio, makinë, anembanë, mezi kishte 3 milionë klikime.
Intervista e mia, komentet e mia, kanë mijëra klikime, se dija që i kam blerë klikimet nëpër Big Brother, apo Tv të ndryshme që më ftojnë të jem pjesë e programacionit të tyre”- shkruan Arditi.
Ai i drejtohet personalisht Aldor Ninit, CEO-s së “Acromax”, duke i thënë se e ka shantazhuar për të punuar me kompaninë e tij, dhe duke shtuar se ai i ka mësuar artistët të blejnë klikime.
“Aldor i dashur që shyqyr nxorre kokën, se deri dje më luteshe të isha pjesë e kompanisë tënde, sot në mëngjes në mënyrë të sofistikuar më shantazhoje që o të promovoja këngët me ty ose do të dilje të flisje në TV.
Përpara se të flasësh për klikimet tona “të blera”, më mirë ti tregosh shqiptarëve nga kush mësuan t’i blinin, pikërisht nga ti. Është më mirë t’ju tregosh statistikat e klientëve të tu që marrin 1 milionë në natë, nga India besoj edhe ata?
Mua deri sot në këtë treg më ka mbajtur vetëm djersa dhe puna ime dhe këtë e them me sigurinë dhe krenarinë më të madhe”- shkruan ai ndër të tjera.
“Acromax” duket se ka hedhur poshtë “provat” e paraqitura nga këngëtari. Arditi publikoi një story ku tregoheshin disa statistika të shikueshmërisë krahas 4 këngëve të tij, por nuk shtoi listën e shteteve në këngën “E Dija”, këngën për të cilën e akuzua për klikime të blera nga “Acromax.”
Kjo u vu re nga këta të fundit të cilët në një Instastory hedhin poshtë provat e këngëtarit dhe zbulojnë se në fakt ai ka blerë klikime.
“Nxjerr statistika për 4 këngët e tij por për atë që akuzohet për klikime nga India si nxjerr shtetet”.