Socialistët miratojnë marrjen e 700 mln eurove borxh, ministrja Ibrahimaj: Do përdoren në sektorë të rëndësishëm

Komisioni i Ekonomisë miratoi me votat e maxhorancës marrjen e një tjetër borxh deri në 700 mln euro. Ministrja e financave Delina Ibrahimaj e justifikoi marrjen e kësaj huaje me vijimin e investimeve në vend. Por, edhe për shkak të kushteve të favorshme në tregjet ndërkombëtare dhe interesave të ulta.

Opozita e ka kundërshtuar marrjen e një tjetër borxhi nga Shqipëria. Sipas deputetëve demokratë, marrja e një borxhi në kohë krize do të rrezikonte financat shqiptare. Por kritikat nuk munguan edhe nga radhët e maxhorancës. Deputeti Erjon Brace sugjeroi që të forcohet lufta ndaj evazionit dhe të rriten të ardhurat duke i konsideruar si të vetmet mënyrë për të ulur nivelin e borxhit publik. Shqipëria do të dalë në tregjet ndërkombëtare për herë të pestë për të emetuar një eurobond ndërkohë  që afati i maturimit për pritet të jetë deri  në 10 vite.

LEXO EDHE  Zbulohet një mutacion i ri i variantit Omicron