Aktivistja denoncon skandalin: Samir Mane ndërtoi me lekët tona pistën e helikopterëve në kompleksin “Green Coast”

E ftuar ditën e djeshme në emisionin “Zona Zero” në Top News ishte aktivistja Rezarta Çaushaj. Pak ditë më parë, teksa protestonte për rritjen e çmimeve përpara godinës së kryeministrisë, ajo tërhoqi vëmendjen për akuzat e bëra biznesmenëve Samir Mane dhe Bashkim Ulaj.

“Unë kam një propozim, unë propozoj që Rama të marrë ekspertin e ekonomisë që te kompleksi i Samir Manes të ndërtonte edhe një pistë helikopterësh me lekët tona, dhe mos i merrte asnjë taksë për minierat,” tha ajo me ironi disa ditë më parë në protestë.

Aktivistja Çaushaj shtoi dhe më tej akuzat, duke pohuar se Samir Mane ka ndërtuar në resortin e tij “Green Coast” një pistë helikopterash dhe një komisariat policie me taksat e shqiptarëve.

https://www.youtube.com/watch?v=1oxaDRTYsJw&feature=emb_logo

Për resortin e Samir Manes ka patur disa akuza nga mediat dhe banorët e zonës se rruga turistike në Vlorë ishte ndërtuar me qëllim e vetëm që Samir Manes ti mundësohej shkuarja në fshatin e tij turistik “Green Coast” .

Rruga e Palasës në bregdetin e bukur turistik të Jugut në Shqipëri që kishte nisur në vitin 2015 për të lidhur këtë zonë me zonat e tjera turistike, tashmë nuk ekziston më, ndonëse ishte përfunduar.

Mediat shkruajnë se ky është një dëm prej miliona eurosh që i shkaktohet shtetit shqiptar nga prishja e rrugës për shkak të shkeljes së kontratës nga firma ndërtuese vetëm e vetëm që, Samir Mane të kishte një rrugë sa më të shkurtër dhe që kalonte nga plazhi për të vajtur tek resorti i tij turistik.

Si u ndërtua kompleksi “Green Cost”

Portali Porta vendore shkruante asokohe se dokumentat dëshmojnë për një transaksion komunikimesh, mes grupeve me interesa të ndryshme, që dakortësohen “lehtësisht”, në dëm të pronës publike. Shkëlqimi i të ashtuquajturit investimi më i rëndësishëm turistik, përgjatë bregdetit Jonian, shuhet në gropën e dherave që kompania “Green Coast” ka depozituar brenda një territori të mbrojtur.

Skandali! Aktivistja: Samir Mane ndërtoi pistën e helikopterëve

Në një vështrim të përgjithshëm, kjo është historia e shkatërrimit të pasurisë së përbashkët, sipas një modeli të njohur, i zbatuar kryesisht në vitet e fundit, prej mungesës së monitorimit, mungesës së kontrollit dhe mosinspektimit institucional.

LEXO EDHE  Kuvendi i 11 Dhjetorit, publikohen emrat e rinj të delegatëve (VIDEO)

“Green Coast” ka për investitor “Balfin Group”, një korporatë financiare që bashkon disa kompani, ku përfshihen dhe dy prej qendrave më të mëdha tregtare, QTU dhe TEG.

Në 2014-n, Këshilli i Kombëtar i Territorit (KKT) i dha kompanisë “Green Cost”, të drejtën për të ndërtuar, mbi 500 rezidenca private në Palasë, fillimisht, në një sipërfaqe totale prej 18 ha, si dhe të drejtën e përdorimit, për njëzet vjet, të brigjeve në Plazhin e Dhralesë.

Skandali! Aktivistja: Samir Mane ndërtoi pistën e helikopterëve

Tre vjet më pas, KKT-ja miratoi një tjetër leje. Kompania fitoi të drejtën për të shtuar edhe nëntë vila të tjera, por dhe një hotel njëqind e njëzet dhomash me pesë yje. Sipërfaqja e truallit u zmadhua me tre hektarë, ndërsa koeficenti i shfrytëzimit për ndërtim, me 30%. Numri i kateve mbi tokë, u rrit me një, ndërsa, nën tokë, deri në tre.  Për shkak të intesitetit të shtuar, volumi i gërmimeve dhe për pasojë, ai i dherave, u zmadhua. Është ky momenti kur “Green Coast” kërkon një zgjidhje për depozitimin e tyre.

Për kompaninë ekzistonte vetëm një shqetësim:  43,000 m3 inerte duhej të depozitoheshin diku dhe natyrisht, me një kosto sa më të ulët.

Dëmi i shkaktura nga ndërtimi i resortit “Green Cost”

Rreth 150 m2 shkurrishte mesdhetare, pjesë e zonës së mbrojtur, ishin gërryer deri në shkëmb. Pati një kallëzim në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës dhe njoftoi kompaninë “Green Coast” për dëmin e shkaktuar, por kompania e mohoi përfshirjen.

Skandali! Aktivistja: Samir Mane ndërtoi pistën e helikopterëve

Edhe në këtë rast, mundësia e vetme për hapjen e trasesë ishte lëvizja e fadromave përmes kantierit. Ndërkohë që dy mundësitë e tjera, nga deti dhe ajri, mbeteshin teorike.

Skandali! Aktivistja: Samir Mane ndërtoi pistën e helikopterëve

Ndërkohë akuza të shumta ngrihen për mënyrën sesi “Green Cost” është ndërtuar, mbi truallin e disa ish pronarëve, të cilët kanë deklaruar se Samir Mane u ka falsifikuar firmat dhe u ka tjetërsuar pronat. Këto kallëzime janë në prokurorinë e Vlorës. /Gazeta Shqip/