‘Ta vë pistoletën në ballë! Pse më bëni shenja pas krahëve’/ Zbardhet sherri mes mësueseve të ‘Çajupit’

“Pse më bëni shenja pas krahëve të mi”, ky ka qenë motivi i sherrit banal mes mësueseve të shkollës “Andon Zako Çajupi” asaj të Letërsisë Elida Qenami 46 vjeç dhe të Historisë Domenika Toptani 53 vjeç. Sherri ngjan me një film aksion. Në dëshminë e siguruar nga gazetari i ABC Ermal Vija, mësuesja Elida Qenami ka deklaruar se gjithçka ka nisur një javë më parë në ambientet e shkollës kur e ka ndaluar Domenika, e cila i ka kërkuar llogari se “përse e shajnë pas krahëve”. Injorimi nga ana e mësueses së Letërsisë ka bërë që ajo e Historisë të acarohet dhe t’i kthehet me ofendime, madje duke hyrë në detaje personale si divorci.

“Një javë më parë takoj në katin e parë kolegen time Domenika dhe më thotë “Pse më bëni shenja pas krahëve të mi”. Dhe filloi duke më sharë dhe ofendur, filloi të më përmendë pjesën që jam divorcuar. E lashë dhe i thashë më ler rehat. Marr në telefon burrit tim dhe i tregoj për situatën. Ai mori në telefon dhëndrin e Domenikës, Enea Kovaçin pasi kishte njohje me të dhe i ka kërkuar që vjehrra e tij të mos e shqetësonte më në punë. Ai i premtoi se do ta sqaronte dhe s’do më shqetësonte më”, ka thënë Elida.

Qetësia nuk ka zgjatur, pasi të premten, mësuesja e Historisë e ka presionuar sërish me djalin e saj i cili kishte shkuar në shkollë dhe po e priste. E frikësuar Elida Qenami thotë se ka telefonuar partnerin që ta marrë.

“Situata u qetësua derisa më thirri Domenika të premten duke qarë dhe më tha do më marrësh në qafë djalin, ai ka ardhur këtu e do ta shohësh ca do të të bëj do të të rrah. Unë mora në telefon partnerin i thashë hajde më merr se kam frikë. Duke dalë shoh djalin e Domenikës me disa shokë të tij dhe më tha “ke bërë gabimin më të madh të jetës tënde do të të vrasim…”, ka shtuar më tej Qenami. Aty pranë, siç deklaron Elida ka kaluar një patrullë policie çka ka bërë që ai të largohej.

Edhe mësuesja e Historisë në deklaratën e saj ka treguar se është kërcënuar nga të afërmit e Elida Qenamit. Në lokalin pranë shkollës, ku ka ndodhur sherri 2 ditë më parë ajo tregon se ka shkuar si çdo mëngjes per të pirë kafe vetëm. Aty ndodhej mësuesja e letërsisë sipas saj bashkë me 5 persona të tjerë, mes tyre vëllai dhe kushëriri. Sipas mësuese Domenikës ata e kanë kërcënuar, madje vëllai i Qenamit i ka nxjerrë dhe armën.

LEXO EDHE  Koronavirusi në Itali/ 24 v*ktima dhe 3725 raste të reja në 24 orët e fundit

“Hajde merru vesh pak me cubat e mi, shiko me kë jam në tavolinë. Ajo ishte ulur në tavolinë me 4-5 persona të tjerë njëri ishte komshiu im. To filluam duke më bërtitut do iu varim do iu presim, nuk pyes për çunin tënd ai është i vetëm, a më njeh mua unë jam shef policie. Njëri prej tyre më kapi për krahu më goditi me grushte 2 herë, desh më ra të fikët. Duke dalë nga lokali ato goditën dhënrin tim e ai u është përgjigjur se është boksier. Në lokal njëri më nxorri pistoletën dhe më thanë ta vej në ballë. Ai ishte vëllai i Elidës”, është kjo deklarata e Domenika Toptani.

I përfshirë në këtë sherr kushëriri i mësueses së Letërsisë ka deklaruar se e njihte atë të Historisë sepse e kishte komshie, ndaj ka ndërhyrë për shuar konfliktin mes tyre, por pa sukses.

“Kam takuar Enrik Qenamin kushëririn tim. Duke pirë kafe Enriku më ka thënë se motra e tij, kushërira ime, është në konflikt me një kolege, për këtë arsye Elida nuk shkonte dot në shkollë sepse ishte e frikësuar pasi e kishin kërcënuar disa persona. Unë i thshë se e njeh Domenikën pasi e ka pasur komshij edhe mund të shkojmë të flasim për sqaruar situatën”. Siç thotë ai ka shkuar 2 herë të zgjidhë konfliktin me Domenikën. Herën e fundit në dalje të lokalit e kanë qëlluar të afërmit e saj dhe aty më pas ka nisur sherri masiv me karrige dhe pistoleta.

Në dosje bëhet me dije se Ndriçim Qefalia dhe Edmond Faja të afërm të mësueseve kanë përdorur armë gjatë sherrit. Njëri prej tyre Edmond Faja ka qëlluar. “Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një pistoletë TT, 3 gëzhoja”, thuhet në informacionin e komisariatit numër 4.

Por nuk ka qenë vetëm Faja ai që ka pasur armë me vete. Edhe Ndriçim Qefalia polic ushtarak, i afërm i mësueses së Historisë Domenika Toptani ka pasur pistoletë të cilën e kanë fshehur në mes të shkurreve ngjitur me murin e shkollës dhe është larguar me vrap. “Ai e ka lënë pistoletën til model 53 kalibri 7.62 me krehërin me 6 fishekë”, thuhet në dëshminë e policit që rastisi në ngjarje. Qefalinë ai e përshkruan si një person “i veshur me të zeza qeros, i gjatë dhe me mjekër me xhup të zi ka futur diçka në brez”.

Dy mësueset që nisën sherrin ku u përdoren karrige e deri tek të shtënat me armë sot janë pezulluar nga detyra. /Abcnews