Dua Lipa dhe Rita Ora renditen në listën e artisteve të shekullit XXI në Britani

Pink është vlerësuar si artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar që kur filloi shekulli 21, sipas kompanisë së licensimit PPL. Renditja u përpilua nga të dhënat e stacioneve radiofonike dhe kanaleve televizive në Britani.

Mes artisteve janë edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa.

Duke u shprehur e lumtur për këtë sukses, Ora 30-vjeçare shkroi në Instagram: “Kjo është e mahnitshme. Jam mirënjohëse çdo ditë, shekulli 21 është shumë i gjatë, kështu që edhe ta konsiderosh është thjesht e mrekullueshme. Kthehem në studio atje ku filloi gjithçka”, dhe ka ndarë me fansat  edhe një foto tatuazhi që simbolizon fuqinë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Lista e artistëve të shek XXI:

LEXO EDHE  "U harxhuan 20 mijë €", Kozaku rrëfen tjetër version të rrëmbimit

1. Pink

2. Madonna

3. Katy Perry

4. Rihanna

5. Lady Gaga

6. Adele

7. Beyoncé

8. Kylie Minogue

9. Little Mix

10. Whitney Houston

11. Taylor Swift

12. Sugababes

13. Kelly Clarkson

14. Dua Lipa

15. Ellie Goulding

16. Christina Aguilera

17. Diana Ross

18. Jess Glynne

19. Rita Ora

20. Ariana Grande