Sherri në Tiranë, mësueset u zunë për një tavolinë në lokal

Përplasja mes dy mësueseve të shkollës ‘Çajupi’ në Tiranë ka nisur për një tavolinë në lokal dhe ka çuar në përfshirjen në konflikt duke përdorur sende të forta, të të afërmve të tyre. Gjatë sherrit pati edhe të shtëna me armë, por nuk pati të plagosur nga të shtënat.

Përplasja çoi në pranga një 39-vjeçar, i cili gjatë konfliktit ka qëlluar në ajër me armë zjarri, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia procedoi penalisht pesë persona, ndërsa shpalli në kërkim një tjetër shtetas.

Elida Qenami, 46 vjeç, mësuese Letërsie dhe Domenika Toptani, 53 vjeçe, mësuese Historie, janë zënë fillimisht verbalisht për një tavolinë në lokal në afërsi të shkollës “Çajupi” në rrugën “Kongresi i Manastirit” dhe më pas sherri ka degjeneruar, ku ka përfshirë edhe familjarët e tyre.

Të afërmit e mësuesve të përfshirë në konflikt kanë përdorur sende të forta dhe karrige gjatë sherrit, ku ka mbetur i dëmtuar Enea Kovaçi, 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE  VIDEO/ Basha: Llumi i tranzicionit, status quo-ja. Nuk ka forcë që ndal ndryshimin

Për ngjarjes është arrestuar Edmond Faja, 39 vjeç, pasi ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 39-vjeçari është efektiv i Policisë Ushtarake. Ndërsa në hetim në gjendje të lirë janë Elton Kasaj, 30 vjeç, Enrik Qenami, 41 vjeç, të afërm të mësueses së letërsisë Elida Qenami dhe Enea Kovaçi, 32 vjeç, Ndriçim Qefalija, 43 vjeç, Laert Duro, 41 vjeç dhe është shpallur në kërkim Alvaro Toptani, 27 vjeç, të afërmit e mësueses së Historisë, Domenika Toptani.

Në lidhje me ngjarjes Ministria e Arsimit ka pezulluar nga detyra dy mësueset Elida Qenami dhe Domenika Toptani, të përfshira në konflikt.

Sherri me a*më në Tiranë, pezullohen nga puna dy mësueset