Sherri me a*më në Tiranë, pezullohen nga puna dy mësueset

Dy mësueset e përfshira në konfliktin e ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku u qëllua dhe me armë zjarri, janë pezulluar nga detyra.

Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë njofton se pasi konfirmoi zyrtarisht nga organet kompetente përfshirjen e dy mësueseve të shkollës së mesme “Andon Zako Cajupi” në ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme jashtë ambienteve të shkollës, ka kërkuar nga Institucioni Arsimor mbledhjen urgjente të komisionit të etikës për vlerësimin e rastit në fjalë.

Në njoftimin e saj publik, Zyra Arsimore thekson se: “Dëshirojmë të garantojmë opinionin publik dhe prindërit e nxënësve në veçanti se për çdo punonjës arsimor i cili përfshihet në ngjarje që cënojnë integritetin e profesionit, apo figurën e lartë të mësuesit, institucionet tona do të veprojnë pa asnjë tolerim, duke u mbështetur në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi”.

Fillimisht, dy mësuese u konflikuan mes tyre, e më pas të afërm të tyre u përplasën fizikisht në një sherr ku u qëllua dhe me armë zjarri. Nga përplasja pati të lënduar nga përdorimi i sendeve të forta.

LEXO EDHE  FRPD e Kavajës i bashkohet Berishës, ish-Kryeministri publikon emrat