Shqipëria regjistroi dje viktimën e parë nga zjarret, ndërsa deri pasditen e djeshme, Kryeministri, ministrat dhe çdo zyrtar tjetër i angazhuar ose jo me Emergjencat Civile, bënte show dhe propagandë. Në mbrëmje u shfaqën të njëjtën që nisën të shprehin mesazhe ngushëllimi për të afërmit e viktimës, një burrë 64 vjeç, që u asfiksua nga tymi i shkaktuar nga zjarret.
Nuk ishte hera e parë që Qeveria tentonte të kalonte situatën me show dhe propagandë. Kjo ndodhi me përmbytjtet, ndodhi me tërmetin, ndodhi edhe me zjarret.
Në të gjitha rastet janë shfaqur trupa ushtarake, pa asnjë mjet të nevojshëm, edhe pse para se të ndodhin fatkeqësi të tilla natyrore, ekspozohen mjete ushtrie ose jo, pajisje të ndryshme, që në fakt duhet të jenë në dispozicion të trupave ushtarake apo emergjencave civile, në ndihmë dhe në shërbim të qytetarëve.
Zjarret krijuan një situatë katastrofike në vend, teksa shteti bënte sehir dhe mundohej t’i fikte ato me kova dhe lopata. Njësoj si me tërmetin dhe me pandeminë, shteti dhe qeveria ishin inekzistente. Kjo situatë ka sjellë zemërim dhe ironi në rrjetet sociale.
Ndiqini më poshtë disa prej batutave dhe memeve të gjeneruara në rrjet.
BRIKEN FEJZULLAI
“Rrëmbeni kazmat dhe lopatat dhe fikni zjarrin” – u bën thirrje Hakiu i emergjencave civile, të tijëve.
Gjithsesi për hir të së vërtetës, Kiu është përmirësuar goxha prej nga nëntori i para dy viteve; kur në Durrës menjëherë pas tërmetit, u kërkonte specialistëve të kërkim-shpëtimit që të ndanin dy veta, një palë doreza.
JULIAN DEDA
Shteti dështon kur bien shirat, dështon kur bie zjarr, dështon kur ka ngrica, madje është i dështuar edhe kur është kohë e mirë. I vetmi rast kur shteti i rilindjes del me sukses, është kur mbjell hashash.
AGIM XHAFKA
Rilindja si spermazoidët. Dhjetëra mijëra iu turrën zyrave të shtetit, por vetëm ndonjëri qëlloi i punës.
GENC SEJKO
Mandati i tretë për rindërtimin. Mandati i katërt për pyllëzimin. E kështu me radhë.
LOLITA
I bëjmë thirje Sinan Hoxhës t’i japë qeverisë helikopterin e tij nja dy ditë me qira se me atë të ushtrise po çon Mimi etazherin te shtëpia e re.