Një tragjedi e madhe ka ndodhur në Somali, atje ku një furgon ku udhëtonin një ekip futbolli u hodh në erë me një sulm me bombë, duke vrarë të paktën pesë pjesëtarë të klubit të Jubbaland.
Raportohet se mes të vrarëve është edhe presidenti i klubit somalez. Edhe pse ende nuk dihen të gjitha detajet e tragjedisë, mediat botërore shkruajnë për dy skenarë të mundshëm.
E para është se furgoni u ndesh me një bombë që ishte vendosur në rrugë dhe u aktivizua nga një distancë, dhe e dyta është se një kamikaz u hodh mbi furgon.
Gjithashtu thuhet se futbollistët e Jubbaland shkuan në një turne lokal ku mbrojtën titullin, dhe sulmi lidhet me zgjedhjen e katër senatorëve të rinj në qytetin Kismayo dhe grupit militant Al-Shabbab.
Presidenti somalez Mohamed Abdullahi Farmajo u ka dërguar mesazhe ngushëllimi familjeve të viktimave të shpërthimit në Kismay.
Explosion hits a bus carrying football team in the southern Somali city of Kismayo. At least one player and the bus driver confirmed dead. Other seriously wounded players hospitalized. Unknown if the footballers were the target of the attack. pic.twitter.com/YIE48NxgFV
— Francis Gaitho (@FrancisGaitho) July 30, 2021