Lista/ 13 futbollistët më të shtrenjtë të Superiores, Dejvi Bregu parakalon Jasir Asanin

Dejvi Bregu kryeson listën me 13 futbollistët më të shtrenjtë të Superligës shqiptare. Nisur nga paraqitjet në sezonin e fundit, “Transfermarkt” ka bërë publike shifrat e lojtarëve të Superligës shqiptare.

Rritje të konsiderueshme ka pësuar Dejvi Bregu, golashënuesi më i mirë në elitë me 16 realizime dhe fitues i kampionatit me Teutën.

450 mijë euro është vlera e vlonjatit në treg, ndërsa kontrata e tij me durrsakët ka përfunduar dhe pritet të largohet nga Shqipëria pas ndeshjeve europiane. Rritje edhe për Jasir Asanin që mban vendin e dytë me 425 mijë euro, teksa Idriz Batha vlerësohet me 400 mijë euro.

Rritje edhe për Çinarin, Lorenco Vilën dhe Marsel Ismajlgecin. Me 350 mijë euro vlerësohet kartoni i kapitenit të Vllaznisë, Erdenis Gurishta, ndërsa këtë shifër kap edhe Albion Marku i Laçit.