Kategoria Superiore/ Përcaktohen datat dhe oraret e javës së 27-të, ja programi i ndeshjeve

Zbulohet axhenda e javës së 27-të në Kategorinë Superiore, ku pritet që të luhen duele interesante, ku spikat sfida interesante, sidomos Laçi-Vllaznia.

Ndërsa Tirana e Teuta luajnë në transferta me ekipet e mbijetesës, ku bardheblutë luajnë në Korçë, ndërsa durrsakët që morën kreun këtë fundjavë do të jenë mysafirë në “Loni Papuçiu”.

LEXO EDHE  Starova analizon Partizanin: Cardoso duhet të ngrohë stolin, nuk dalin kurrë kampion me…

Ndërkohë që Kukësi luan në transfertë me krutanët në stadiumin asnjanës të Kamzës, ndërsa Bylisi luan në “Elbasan Arena”, me Partizanin…

Kategoria Superiore/ Java 27-të

E shtunë, 10 prill

Ora 13:00
Laçi-Vllaznia
Skënderbeu-Tirana
Apolonia-Teuta

E diel, 11 prill

Ora 13:00
Kastrioti-Kukësi

Ora 16:00
Partizani-Bylis