Ish-Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi Kryeministrin Edi Rama se mund t´a pësojë i pari për shkak të lidhjeve të tij me krimin dhe bandat.
Berisha tha se Edi Rama e ka bazuar fushatën për zgjedhjet e 25 prillit te bandat dhe krimi i organizuar dhe këtë e tregoi edhe ngjarja e Elbasanit.
“Një personazh që mund të marrë edhe 800 persona për ta mbrojtur, nuk i beson truprojave, por njerëzve të krimit. E patë se çfarë ndodhi në Elbasan? Ishin njerëz të krimit ato që u përleshën me qytetarët. Nëse qytetarët nuk do të ishin treguar të vetëpërmbajtur mund të kishte gjakderdhje në Elbasan. Dua t´i them një gjë Edi Ramës: do jesh i pari që do e pësosh nga lidhjet me krimin, pasi qytetarët do të reagojnë ndaj bandave”, tha Berisha.
Referuar listës së kandidatëve të PS në zgjedhjet e 25 prillit, Berisha tha se ajo është lista Rrahja.
“Janë grup kriminal me lidhje në Gjermani dhe vende të tjera të BE, pra janë një bandë, nuk bëhet fjalë për një individ. Ky është Edi Rama, i cili e ka bazuar fushatën pikërisht te bandat. Një gjë dua të them se këta banditë edhe në vrimën e miut të futen nuk do t´i shpëtojnë ndëshkimit”, tha Berisha.
Sipas tij, Rama përjashtoi nga Kuvendi të gjithë ata persona që pas humbjes së zgjedhjeve do t´i jepnin duart nga Partia Socialiste me shpejtësi të rrufeshme.
“Rama i zëvendësoi këta me njerëz pa indentit duke menduar se në këtë mënyrë do të mbetet kryetar i PS pas disfatës së thellë që e pret më 25 prill. Xhafaj, Majko apo Kodheli e dinë mirë që s´do të jenë. I vendosi në këto pozicione për të larë duart me ta. PS është parti ideologjike dhe po të dënoi partia të dënon edhe elektorati”, tha Berisha.
Lidhur me listat e paraqitura nga Lulzim Basha, Berisha tha se “nuk ka lista të pakontestuara, por këto mendoj se janë më pak të kontestuarat”.
“Ka një problem parimor të rëndësishëm. Partitë e vogla po ti marrësh në përqindje nuk janë të rëndësishme, por po ti marrësh të gjitha bashkë bëjnë pothuajse 1.3 % të elektoratit shqiptar dhe përjashtimi i kvtij elektorati nuk është pozitiv nga përfaqësia. Edhe këti parti kanë një rekord elektoral dhe ndaj janë në lista bazuar pikërisht në këtë rekord elektoral”, tha Berisha.