Një person ka mbetur i vrarë në Vlorë, pasi është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, sipas policisë, në lagjen “Bashkimi”, në afërsi të Gjykatës së Apelit.
Viktima është një 31-vjeçar, i identifikuar si Tauland Gjikaj (Beqiraj), i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës. Viktimës iu gjet në brez një pistoletë dhe mësohet se është djali i një ish-punonjësi policie, me rekorde kriminale.
Policia ka arritur të ndalojë autorin e dyshuar, ndërsa po përpiqej të largohej nga vendi i ngjarjes. Ai është identifikuar si Andi Jonuzaj, i cili u ndalua nga Forcat Shqiponja ndërsa po përpiqej të largohej me makinë.