Inceneratorët, PD depoziton në SPAK kallëzimin e 3-të penal/ Ja cilët akuzohen

Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK, kallëzimin e tretë penal kundër inceneratorëve dhe konkretisht të inceneratorit të Fierit.

“Ditën e sotme përfaqësuesit e PD-së po depozitojnë kallëzimin e tretë penal për inceneratorin e Fierit. Ditën e hënë dhe të martën u dorëzuan kallëzimet për inceneratorët e Tiranës dhe të Elbasanit”, tha Basha, ndërsa Enkelejd Alibeaj dhe Çlirim Gjata, depozituan kallëzimin e rradhës.

“Sapo kemi depozituar kallëzimin penal për inceneratorin e Fierit. Janë bërë si trekëndëshi i Bermudës. E njëjta skemë e zhvatjes së parave të shqiptarëve”, tha Alibeaj.

LEXO EDHE  Vrasja në Romë, kush është shqiptari që u qëllua për vdekje me thikë (Emri)

Dy përfaqësuesit e PD-së thanë se edhe në këtë skemë janë përfshirë të njëjtët njerëz, që nisin nga kryeministri Edi Rama, Arben Ahmetaj, Lefter Koka, Alqi Bllako, si dhe përfaqësuesit e kompanisë, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

Gjata tha se këto padi janë trajtuar si grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera.