Martin Henze, këshilltar pranë CDU-së gjemane, ka replikuar ashpër me Ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.
Në një postim në twitter, Henze i drejtohet Soreca-s duke u shprehur se nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë pa u përmbushur 15 kushtet e BE-së.
“Ambasador, nuk do të ketë hapje të negociatave për shqipërisë. nëse nuk përmbushen 15 kriteret e BE-së. Ka një rezolutë të Bundestagut gjerman, të cilën Qeveria Federale, Këshilli i BE-së janë të detyruar ta zbatojnë. Për çfarë po flisni? Ambasadorë të kujt jeni?”, shkruan Henze.
Ndërkohë, në një tjetër postim, Henze ngre shqetësimin mbi Acromax Media, e cila ndodhet në qendër të akuzave, se i shërben Qeverisë në rrjetet sociale, duke bllokuar llogari apo fshirë video denoncuese ndaj saj.
“Ku janë të ardhurat, si bizneset e mëdha, ndërkombëtare dhe në Shqipëri? Ku tatohen të ardhurat nga Shqipëria? Në bilancet, 2018, vetëm humbjet. Një rast për policinë gjermane të taksave?”, shkruan Henze.