Nga komisioner i PS në drejtor arsimi/ Eksperti pyet Ramën: Ku shkoi depolitizimi? (FOTO)

Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se arsimi është politizuar deri në palcë dhe Rilindja ka shkelur edhe ligjet dhe udhëzimet e miratuara prej saj, përsa i takon emërimeve në sistemin arsimor.

Mehmeti ka publikuar në rrjet rastin e drejtorit të Zyrës Vendore Arsimore në Gramsh, i cili është zgjedhur pa konkurs dhe se ai ka qenë komisioner i PS-së në zgjedhje dhe është votues i saj.

“Ja një tjetër rast i politizimit deri në palcë të arsmit, përmes emërimeve partiake, pa konkurs dhe në kundërshtim me kriteret e vendosura nga ligji dhe udhëzimet e vetë Rilindjes.

LEXO EDHE  Apeli nga ambasadori bullgar: Duhet dialog, ashtu sikundër me marrëveshjen e 5 qershorit

Eduart Bezati drejtor i ZVA Gramsh, emëruar nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini në më pak dy vjet më parë.

Anëtar i Komisioneve të votimit dhe voton hapur për PS. Sigurisht që Lindita, Besa dhe mbi të gjitha Kryeministri, duhet të na thonë se ku përfundoi premtimi për depolitizimin e arsimit dhe zgjedhjes së njerëzve profesionist me integritet dhe apolitik?”, shkruan eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti.