VIDEO/ Vokshi: Shteti në shërbim të Vilma Nushit, mban rreziqet e koncesioneve, privati fitimet

Albana Vokshi, e pranishme në studion e lajmeve të televizionit “Ora” ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me koncesionet në shëndetësi.

Vokshi ka thënë se ministria nuk jep informacione për këto koncesione edhe pse janë në partner publik-privat.

VokshiËshtë skandaloze, me urdhër sigurisht, që ministria e shëndetësisë, kur unë i kërkoj për të njëqindtën herë kontratën, informacionin, gjithë paketën, si është hartuar, sepse është një tender që ka shkelje qysh në hartim, në tenderim, shkelje procedurash. 

Edi Rama më ka bërë një padi, për një status në facebook ku unë ka thënë se check-upi është i dështuar. Dhe meqenëse Edi Rama ka thënë vetë se ndodh që nga stresi analizat e check-upit i nxjerrin burrat shtatzënë dhe unë ka thënë se nëse Edi Ramës bën analizën check-upit tha që të ketë kujdes, se kjo analizë  mund tu vihet të tjerëve në dispozicion, me një emër tjetër dhe kush e di se si del analiza. 

Vokshi ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke thënë se shteti është vënë në shërbim të Vilma Nushit, po ashtu duke përmendur faktin se kompanitë private marrin vetëm fitimit, ndërsa brisqet i mbetet shtetit.

LEXO EDHE  Ndihma për Shqipërinë - 5 fakte të rëndësishme

Vokshi: Është një shtet i tërë që është vënë në shërbim të Vilma Nushit, nëse do të bësh një patentë nuk ta japin vërtetimin e kontrollit të syve, veshëve, pa bërë check-upit, nuk të jepet ndihma ekonomike pa bërë check-upin. 

Çdo rrezik të koncesioneve e mban shteti, ndërkohë koncesionari mban fitimet, nëse sheh që fitimet. Vilma që vitin e parë ka qenë me një fitim marramendës. Kjo do të thotë që kjo kompani, që janë klientë të qeverisë, bëhen të pasur me paratë tona.