Tragjedia me helikopterin e Kobe Bryant/ Autoritetet amerikane zbulojnë shkaqet e aksidentit

Autoritetet amerikane një ndër shkaqet të cilat çuan në këtë aksident tragjik ajror, ku humbën jetën 9 persona, mes të cilëve edhe Kobe Bryant dhe vajza e tj 13-vjeçare, Giana.

Sipas hetimeve të kryera, shkak i aksidentit ishin kushtet jo të favorshme atmosferike, pasi mjegulla e madhe, e cila kishte “pushtuar” zonën e Kalifornisë ka vështirësuar fushëpamjen e pilotit.

Të dhënat nga fluturimi kanë treguar se helikopteri kishte pasur probleme, ndërsa po fluturonte mbi kopshtin zoologjik të Los Anxhelos duke qëndruar në lartësi të ulët. Kushtet atmosferike ishin përkeqësuar dukshëm deri në momentin e rrëzimit.

Aktualisht autoritetet amerikane po punojnë për shkaqet e tjerë të cilët çuan në këtë ngjarje tragjike e cila ka tronditur të gjithë globin.

“ESPN” ka zbardhur komunikimin e fundit mes pilotit të helikopterit dhe kontrollorëve të trafikut ajror, pak para se helikopteri të rrëzohej.

Raportohet se helikopteri bëri një lëvizje të pjerrët në ngjitje për të arritur mbi shtresën e mjegullës para se të rrëzohej në një kodër në Los Anxhelos.

LEXO EDHE  Barcelona-Eibar, publikohen formacionet zyrtare

Piloti u tha kontrollorëve se kishte filluar të ngjitej sipër shtresës së reve dhe vazhdoi në 2400 metra para se helikopteri të rrëzohej.

Policia e Los Anxhelosit bën me dije se kishte lëshuar një urdhër ditën e diel që asnjë helikopter të mos fluturonte për shkak të mjegullës së dendur, duke ulur edhe helikopterët e saj të patrullimit.

Kryebashkiakja e Kosta Mesa, Katrina Foley, ka konfirmuar se në helikopter ndodhej edhe trajnerja e basketbollit për vajza, Christina Mauser, e cila është martuar me këngëtarin e Tijuana Dogs, Matt Mauser.

Por edhe më tragjike mbetet shuarja e familjes Altobelli. John Altobelli, një trajner bejsbolli në Orange County College, gruaja e tij Keri dhe vajza Alyssa ishin në mesin e viktimave nga rrëzimi i helikopterit.

Deri më tani, identiteti i paidentifikuar është ai i pilotit.

Dëshmitari okular Scott Daehlin, tha se ata nuk dëgjuan ndonjë anomali të motorit. Ai u tha policisë së gjithçka dukej se po shkonte mirë. Por sipas tij ”dukshmëria” ishte fajtori kryesor.