“Ti s’je mirë”, Dario tregon si e priti e ëma, motra dhe vëllai faktin që ishte gay

Dario Doka është një djalë i ri i cili ka një pasion shumë të madh për make-up. Dario e ka shprehur hapurdhe pa komplekse faktin që është gay dhe tregohet shumë moskokëçarës nga paragjykimet, ofendimet apo të sharat që mund të marrë nga të tjerët.

I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, Dario ka folur për momentin që i ka treguar familjes së tij preferencat seksuale dhe si e pritën ata këtë fakt.

“Në fillim e ka marrë vesh motra ime, ajo e dinte pak a shumë thjesht nuk ma thoshte dhe unë shkova vetë t’ja tregoja. Ajo më tha që nuk do ketë asnjë ndryshim mes nesh, mjafton që ma the dhe unë të dua më shumë. Vëllai nuk më tha absolutisht asgjë dhe mami e mori vesh vetë duke dëgjuar biseda në telefon që unë bëja me dikë që kam qenë i lidhur.

LEXO EDHE  "Kukulla Barbi" e Marinës amerikane që i la të gjithë pa fjalë (Foto+Video)

Ditën tjetër bëmë një bisedë shumë të ftohtë, më tha shiko këto nuk janë gjëra të mira, mos ka ndikuar shoqëria, ti nuk je në rregull e të tjera. Pas një jave e dëgjova mamin duke diskutuar me një kushëri tek shtëpia ime dhe i thoshte që ai është fëmija im sido që të jetë dhe unë kam për ta mbrojtur me mish dhe me shpirt”, ka thënë Dario.