Tërmeti 6.8 në Turqi/ Rritet në 41 numri i viktimave, përfundon operacioni i kërkim-shpëtimit

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Turqi është rritur në 41, tha të hënën agjencia e vendit për menaxhimin e katastrofave (AFAD). Ndërkohë, mediat turke raportojnë se kanë përfunduar operacionet e kërkim-shpëtimit në Elazig, ku ishte dhe epiqendra e tërmetit.

Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës Rihter tronditi krahinën lindore Elazig mbrëmjen e së premtes. Lëkundjet u ndienë edhe në vendet fqinje si Siria, Gjeorgjia dhe Irani.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca u tha gazetarëve se 18 nga 86 të plagosur ishin nën kujdes intensiv në ambientet mjekësore.

LEXO EDHE  "Gramoz Murataj i dhuroi Fatmir Xhafajt automjetin me vlerë 150 mijë euro"/ Berisha publikon denoncimin

Nga 1.607 personat e plagosur, 1.516 janë larguar nga spitali, ndërsa 45 persona që u bllokuan nën rrënojat e shtëpive dhe ndërtesave janë shpëtuar, sipas AFAD.

Mediat turke raportuan se 82 ndërtesa u shkatërruan në Elazig dhe Malatya, ndërsa 1287 ndërtesa u dëmtuan rëndë.

Sipas AFAD, lëkundja e së premtes u pasua nga 948 pasgoditje.

/Boldnews/