Rikthehet në Veting prokurori Anton Martini. Çfarë ka zbuluar KPK?

Nga Boldnews.al

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një tjetër seancë dëgjimore me prokurorin Anton Martini mesditën e kësaj të Hëne, rreth dy muaj pasi vendosi të rihapë procesin e verifikimit.

Martini, një prej kandidatëve të kualifikuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të qenë pjesë e SPAK-ut, u përball në fillim të Dhjetorit 2019 me gjetjet e KPK-së, gjatë procesit mbi 1-vjeçar të rivlerësimit të tij.

Por, pas seancës dëgjimore dhe kur pritej që trupa e Vetingut të jepte vendimin për prokurorin Martini, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shtyjë për një afat të pacaktuar seancën përfundimtare.

Në njoftimin e KPK-së, të datës 11 Dhjetor 2019, nuk jepej asnjë arsye publike për shkaqet e shtyrjes. Tashmë, pas më shumë se një muaji, kur pritej një vendim për prokurorin Anton Martini, Komisioni i Vetingut njofton se do të zhvillojë një tjetër seancë dëgjimore.

LEXO EDHE  "Qeveria të anulojë tenderin 7 mln euro për betonizimin"/ Alibeaj: Fondet të shkojnë për shëndetësinë

Anton Martini do të përballet mesditën e së Hënës, me shumë mundësi, me gjetjet e reja të trupës së Vetingut, të përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Etleda Çiftja, Pamela Qirko.

Seanca e parë dëgjimore për prokurorin Anton Martini kaloi në përgjithësi e qetë, pavarësisht se “Boldnews.al” kishte raportuar më parë për mënyrën e dyshimte se si ai e ka trajtuar një kredi të butë, të fituar si i pastrehë dhe që e ka përdorur më tej për investim në Bono Thesari.

Vetingu i Anton Martinit/ Dyshimet, a qëndron argumenti se Policia nuk e mbronte dot në banesë në periferi?