Plotësimi i vakancës në SPAK/ KLP çel procedurën

KLP ka nisur procedurat për plotësimin e dy vakancave në SPAK. Vendimi ka ardhur pas kërkesës që kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, i ka drejtuar KLP-së për shtimin me dy prokurorë të Prokurorisë së Posaçme, e cila ka në detyrë 8 nga 15 prokurorë që parashikon ligji.

Mësohet se kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të garojnë për vendet vakante do të përcaktohen nga KLP dhe do të publikohen në faqen zyrtare të institucionit.

LEXO EDHE  Liçaj-Maznikut: I pafytyrë, Teatri nuk shembet

Më herët, ishte raportuar se kreu i SPAK i ka drejtuar KLP-së një shkresë ku propozonte edhe emrat e dy prokurorëve, që kishin kaluar Vetting-un.

Burime bëjnë me dije se Kraja ka propozuar emrin e drejtueses së Prokurorisë së Beratit, Eloida Goxhi, e cila ka kaluar me sukses në shkallët e vetting-ut, dhe drejtuesin e Prokurorisë së Pogradecit, Sotir Kllapi, i cili po ashtu ka kaluar vetting-un pa asnjë problematikë.