Pengmarrja në Kamëz/ Arrestohet një person, një tjetër në kërkim (EMRAT)

Forcat RENEA kanë ndërmarrë që prej mëngjesit një operacion në zonën e Shijakut, për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë. Burime bëjnë me dije se policia ka rrethuar kompleksin “Gold “pasi dyshohet për personin e marrë peng në Kamëz, pak ditë më parë, Jak Prenga.

Kompleksi “Gold”

Autorët e dyshyar

Ndërkohë mësohet se është arrestuar për rastin e kësaj pengmarrje një person dhe është shpallur në kërkim një tjetër, të dy vëllezër. Personi i arrestuar është Leonard Hajri dhe në kërkim është shpallur Altin Hajri (pronari i kompleksit), ndërsa raportohet se Policia ka bërë të mundur identifikimin e personave përmes kamerave të kompleksit “Gold” në Shijak. Të dy janë akuzuar se kanë qenë pjesë e një grupi që u godit në vitin 2015 nga autoritet italiane, e që kanë trafikuar sasi të konsiderueshme marijuhane dhe heroine.

(Lexo: Trafik droge nga Afganistani në Itali/ Kush janë ‘kokat’ Hajri që rrëmbyen Jan Prengën, dikur i shpëtuan “Enigmës”…)

LEXO EDHE  Veliaj bën me pagesë edhe rrugët në periferi të Tiranës

Policia ka dyshime se Prenga është mbajtur në këtë hotel, ku u gjet një armë.

Pengmarrja

Prenga u mor peng pak ditë më parë në qendër të Kamzës, ndërsa policia gjeti pak minuta më pas mjetin e tij të braktisur në vendngjarje, si dhe gjurmë gjaku. Dëshmitarët në vendngjarje treguan se ai kishte debatuar me dy persona, të cilët ishin të maskuar dhe më pas ishte futur me forcë në makinën e tyre, e cila u gjet e djegur më vonë në afërsi të Fushë-Krujës. Familjarët e Prengës nuk kanë pranuar që të thonë asgjë pas ngjarjes, ndërkohë që dyshimet janë që ngjarja të ketë ndodhur për konflikte të vjetra të familjes. Një prej vëllezërve të tij ishte arrestuar në Angli, ndërsa nuk dihet detaje të mëtejshme rreth krimit që mund të ketë kryer. Dyshohet se pengmarrja ka ardhur për çështje droge.