Meta publikon foton e Ramës me Merkel: Zbato 9 kushtet e Bundestagut …

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social një foto të Kryeministrit Edi Rama me kancelaren Angela Merkel, gjatë takimit të zhvilluar sot në Berlin.

Meta shkruan se përshëndet angazhimin e përsëritur të Kancelares Angela Merkel për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

LEXO EDHE  Protesta e Metës më 2 mars/ Marku: Nuk është i paligjshëm, Rama po tenton t’i kufizojë kompetencat

“Zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë!”, shkruan Meta.