Meta kujton masakrat në Bosnje dhe Kosovë: Gjenocide të tilla s’duhen lejuar…

Presidenti Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, ka sjellë në vëmenje masakrat e spastrimit etnik dhe fetar në Kosovë dhe Bosnje.

Në një postim në rrjet, Meta shkruan se gjenocide dhe akte të tilla çnjerëzore ndaj kujtdo që i përket një feje, etnie apo kombësie ndryshe, nuk duhet të ndodhin dhe nuk duhen lejuar të ndodhin kurrë më në botën ku jetojmë!

“Krenar për kombin tonë, që në periudhën më të errët të njerëzimit, mbrojti dhe mirëpriti mijëra hebrenj të larguar nga vendet e tjera, duke mos dorëzuar asnjë te pushtuesit”, shkruan Meta.

Postimi nga Ilir Meta

Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, përkujtojmë me nderim miliona viktima të pafajshme të mizorisë së pashpirt të Holokaustit, në mënyrë që antisemitizmi, mungesa e tolerancës, bashkëjetesës, dhe shkeljet e lirive e të drejtave të njeriut, të mos përsëriten KURRË MË.

LEXO EDHE  Dalin pamjet/ Momenti i kryebashkiakut të Rrogozhinës para se të ndërronte jetë (FOTO)

Dy dekada më parë në zemër të Europës, fatkeqësisht ishim dëshmitarë të masakrave e spastrimit etnik dhe fetar në Bosnje e Hercegovinë, dhe Kosovë.

Gjenocide dhe akte të tilla çnjerëzore ndaj kujtdo që i përket një feje, etnie apo kombësie ndryshe, nuk duhet të ndodhin dhe nuk duhen lejuar të ndodhin KURRË MË në botën ku jetojmë!

Krenar për kombin tonë, që në periudhën më të errët të njerëzimit, mbrojti dhe mirëpriti mijëra hebrenj të larguar nga vendet e tjera, duke mos dorëzuar asnjë te pushtuesit.

#WeRemember #NeverAgain