Merkel dhe “batakçiu” që mbushi Gjermaninë me azilantë

Nga Boldnews.al

Kancelarja gjermane Angela Merkel u detyrua të kthejë sytë edhe një herë nga Shqipëria. Përveçse një vend i vogël trazovaç që lundron mes korrupsionit, oligarkisë, varfërisë dhe pasigurisë, i shtohen edhe pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Protokolli e donte që sot të priste në takim kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama, ku i komunikoi se Gjermania do të jetë një nga donatorët kryesorë për rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti, ndërsa i dha edhe lajmin tjetër pozitiv për shqiptarët, (por jo për Ramën), që BE do të kërkojë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në muajin mars.

Padyshim një lajm i mirë që vjen nga Berlini zyrtar, e cila këtë herë do e trajtojë edhe një herë me prioritet problemet që kalon Shqipëria. Kryeministri që shfaqet si “lider glogal” në fakt është kreu i qeverisë së vendit më të varfër dhe korruptuar në Europë dhe këtë kancelarja e di mirë. Ndërsa prezanton luks në veshje e qëndrime, apo në luguninë e madhe të delegacionit që merr me vete, në fakt Rama po vizitonte Gjermaninë, shteti ku mijëra qytetarë të tij kanë kërkuar azil.

Jo shumë larg vendit ku ai “bën politika të mëdha” dhe premton shumë, janë jetët njerëzore të familjeve shqiptare që për shkak të papunësisë, korrupsionit, shkeljet e të drejtave themelore janë detyruar të emigrojnë. Aty janë edhe mijëra infermiere që me shpresën për ndërtimin e jetës së tyre dhe familjes kanë ikur nga Shqipëria dhe shërbejnë në shtëpitë e të moshuarve në Gjermani.

Janë rreth 200 mijë shqiptarë të cilët kanë kërkuar azil në Gjermani, një pjesë të mirë të së cilës u është refuzuar azili, por ende qëndrojnë në mënyrë ilegale, me shpresën se nuk do të dëbohen në vendlindje. Për këtë kategori, pas së cilës fshihen drama të mëdha njerëzore kryeministri Edi Rama nuk flet kurrë, edhe në rastet kur është i detyruar të komentojë i konsideron si “lëvizje normale”.

LEXO EDHE  Parashikimi i motit/ Ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat nesër

Por Gjermania zyrtare e ka ndarë çështjen e azilit me atë të integrimit. Sot Merkel është e detyruar që ti zgjasë dorën njeriut që i ka hapur kaq shumë telashe me elektoratin dhe partitë e ekstremit të djathtë të cilët janë kundër emigracionit ilegal dhe njëkohësisht edhe me kolegët e BE-së të cilët nuk dua ta qain vendin tonë në krah të tyre.
Mund të ngjajë paradoksale por vetë Rama është më i painteresuar që vendi të futet në shinat e BE-së. Nëse Shqipëria do të integrohet, ka më shumë monitorim pasi fjala që BE e ka fshirë nga fjalori politik është “mungesa e zgjedhjeve të lira dhe ndershme”. Nëse nuk ka vjedhje votash, përfshirje të krimit në fushatë dhe shitblerje votash, atëherë Rama është i vdekur politikisht.

Megjithatë sot ai po tenton të shesë “modernitet” dhe të shfaqet si njeriu më i interesuar për integrimin e vendit. Nga ana tjetër harron se sa herë që shkel në Gjermani politikanët atje, e madje edhe kancelarja Merkel, e shohin si kryeministrin trazovaç të ballkanik që detyroi kombin e vet të marrë arratinë në kërkim të azilit.