KLP komandon 5 drejtues të Prokurorisë/ Emrat

Në mbledhjen e sotme, KLP ka miratuar projekt-aktet për delegimin e 5 prokurorëve si drejtues të Prokurorive në rrethe.

Kështu Brahim Dragoshi është komanduar si drejtues i Prokurorisë së Apelit Shkodër.

Lorenc Mërkuri komandohet drejtues i Prokurorisë Sarandë. Erion Çela komandohet drejtues i Prokurorisë Vlorë.

LEXO EDHE  Masat kundër koronavirusit, ja çfarë ndodh në Kapshticë

Ludovik Doda komandohet drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës dhe Asllan Bajramaj drejtues i Prokurorisë Përmet.

Gjithashtu Lazër Çardaku dhe Afredita Ndoi janë komanduar prokurorë respektivisht në Prokuroritë e Apelit të Shkodrës dhe Apelit të Durrësit.