Hetimi ndaj Anton Martinit / Transferimi i dosjeve, ja çfarë evidentoi KPK

Prokurori Anton Martini ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në një seancë dëgjimore, pasi më parë ishte vendosur hapja e hetimeve ndaj tij.

Shkak për hapjen e hetimeve nga KPK, ishte bërë një denoncim i depozituar më 11 dhjetor ndaj prokurorit Martini.

Sipas denoncuesit, subjekti që në atë kohë ka qënë drejtues i komanduar i Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka hequr dosjet disa prokurorëve për t’ua kaluar disa të tjerëve.

Për këtë arsye Komisioni kërkoi të zhvillojë edhe një herë hetime të thelluara për prokurorin Martini.

Gjatë seancës dëgjimore, u evidentua fakti se KPK ka verifikuar zëvendësimet e prokurorëve në dosjet e denoncuara nga ku është konkluduar se nga 13 dosje, 10 prej tyre i kanë kaluar të njëjtit prokuror.

Në këtë kuadër, KPK kërkoi shpjegime nga Martini lidhur me organizimin e punës gjatë kohës që drejtonte prokurorinë e Shkodrës.

LEXO EDHE  ‘Shoqja doli me Koronavirus’, modelja shqiptare tregon si i shpëtoi virusit në Seul

Në shpjegimet e tij Martini tha se kishte marrë informacione se eksponentë të krimit ndikonin te prokurorët.

Martini tha se ishte munduar që të kishte një ndarje të barabartë përsa i takon dosjeve mes prokurorëve. Sipas prokurorit, rishpërndarja e dosjeve është bërë me short.

“Gjatë kohës që kam drejtuar Prokurorinë Shkodër jam munduar të jap kontributin tim. Në asnje rast nuk ka patur ankesa apo kundërshti për korrektesën time në punë.

Përsa i përket cështjes që është bërë edhe denoncimi në KPK ndaj meje, zëvëndësimi është bërë me kërkesë të familjarëve të pandehurve, por edhe për shkak të riorganizimit të punës”, sqaroi ai.