Buja për ekranin e thyer të celularit, Sadio Mane jep leksion humanizmi

Nëse ke miliona euro në llogari, jo domosdoshmërisht duhet të kesh një celular perfekt dhe të fundit. I këtij mendimi është Sadio Mane, ylli i Liverpool-it.

Senegalezi ka dhënë një përgjigje për ata që e përqeshën për telefonin me xham të krisur, pasi një foto e tij qarkulloi javët e fundit.

“Përse duhen makinat luksoze, orët me diamant apo aeroplanët? Çfarë do të bëjnë këto objekte për mua dhe botën? Kam qenë i uritur dhe më është dashur të punoj. U mbijetova kohërave të vështira. Kam luajtur futboll i zbathur. Nuk kam pasur arsim”, ka deklaruar Mane.

LEXO EDHE  Pas Tiranës reagon dhe Kukësi: Përgjegjësit të dalin para ligjit

“Me atë që fitoj falë futbollit, unë mund t’i ndihmoj njerëzit e mi. Kam ndërtuar shkolla dhe një stadium. Ne ofrojmë rroba, këpucë dhe ushqim. Në vendin tim në Senegal, jap një pagë shtesë 70 euro në muaj për të gjithë ata që janë në kushte të rënda ekonomike. Nuk kam nevojë të ekspozohem me makina apo shtëpi luksoze, udhëtime apo aeroplanë. Preferoj të ndihmoj popullin tim me disa nga ato që jeta mua m’i ka dhuruar”, ka shtuar sulmuesi anësor.